Jeanne Hébuterne dhe Amedeo Modigliani, dashuria tragjike kredhur në sytë prej qielli

6 Tetor 2025, 21:16Kulturë TEMA
Jeanne Hébuterne dhe Amedeo Modigliani, dashuria tragjike kredhur në

Jeta e Amedeo Modigliani është e bukur në dashurinë prej zjarri dhe sytë prej qielli të Jeanne Hébuterne ajo shuhet tragjike, mbi krahët prej ere të shpirtrave që mbushën qiellin e asaj lirie që i dhanë përmasa zemrat që siç ditën të duheshin, ashtu edhe u sosën, në tragjizmin e një shpërthimi që solli ndarja.

"Jeanne Hébuterne me kapele dhe gjerdan", është një pikturë vaj mbi kanavacë nga piktori italian Amedeo Modigliani e krijuar në vitin 1917.

"Piktura tregon një grua moderne me flokët e saj të mbështjellë nën një kapele elegante. Një vëmendje e veçantë i kushtohet syve të saj të lyer në një nuancë të lehtë blu që del përpara në një sfond më të errët.

Modigliani u takua me Jeanne Hébuterne, një studente arti 19-vjeçare, në pranverën e vitit 1917 përmes skulptorit rus Chana Orloff.  Modigliani i dha fund marrëdhënies së tij me poeten dhe kritiken e artit anglez, Beatrice Hastings dhe pak kohë më vonë Hébuterne dhe Modigliani u transferuan së bashku në një studio në Rue de la Grande Chaumière. 

Jeanne filloi të pozonte për të dhe u bë subjekti kryesor për artin e Modiglianit. Modigliani e ka përshkruar Jeanne Hébuterne në më shumë se njëzet vepra, por asnjëherë nudo.

Ai e transformoi Hébuterne në një simbol idilik të një gruaje moderne.

Një ditë pas vdekjes së Modigliani nga meningjiti dhe tuberkulozi, më 25 janar 1920, Hébuterne në muajin e tetë shtatzënë, kreu vetëvrasje duke u hedhur nga dritarja e banesës së prindërve të saj.

Dhe kështu tragjedia luan kështu aktin e fundit fatal, duke lënë pas vetëm një idilikë dashuri që mbeti në kujtesën e shpirtrave të shndërruar në eter dhe pikturave ku kjo grua u pavdekësua dhe deh edhe sot me vështrimin e syve të saj prej qielli.

Lini një Përgjigje