Dita Botërore e Habitatit

6 Tetor 2025, 22:42Kulturë TEMA
Dita Botërore e Habitatit

Dita Botërore e Habitatit shënohet të hënën e parë të tetorit të çdo viti dhe njihet nga Kombet e Bashkuara për të reflektuar mbi gjendjen e qyteteve dhe mbi të drejtën themelore të të gjithëve për strehim adekuat.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shkroi në faqen online të Kombeve të Bashkuara se, “një qytet është më shumë se tulla dhe llaç. Ai është premtimi për një shtëpi”.

Këtë 6 tetor 2025, kremtimi global i Ditës Botërore të Habitatit do të lidhet me reagimin ndaj krizave urbane. Tema e këtij viti fokusohet në adresimin e krizave të shumta që prekin zonat urbane, duke përfshirë klimën dhe konfliktet, që po kontribuojnë në pabarazi, dhe promovon mjetet dhe qasjet ekzistuese për reagim efektiv ndaj krizave.

Aktikvitetet që OKB ka planifikuar për këtë ditë do të nxjerrin në pah zgjidhje të qëndrueshme, të shkallëzuara dhe transformuese për zhvendosjen urbane që ndihmojnë në stabilizimin e popullsisë, duke promovuar begatinë dhe nxitjen e kohezionit social për të gjithë.

Një numër në rritje njerëzish largohen me forcë nga shtëpitë e tyre nga kriza të tilla si konflikti, paqëndrueshmëria politike, ndryshimet klimatike dhe vështirësitë ekonomike. Një rekord prej 122 milionë njerëzish janë zhvendosur me forcë dhe në një botë gjithnjë e më të urbanizuar, zhvendosja po bëhet një fenomen urban. Mbi 60% e personave të zhvendosur brenda vendit, refugjatëve dhe migrantëve po kërkojnë strehim në qytete, duke ushtruar presion mbi sistemet lokale. Kjo po përshpejton rritjen urbane, ndërkohë që ndryshon ndjeshëm territoret; duke e bërë reagimin ndaj krizës urbane dhe zhvendosjen urbane një fokus në kohë për Ditën Botërore të Habitatit 2025. /atsh/

Lini një Përgjigje