RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Titulli: "Gjithçka që dua"
Kategoria: Autorë Shqiptarë
Shtëpi botuese: Arka e Noes
Ja ku jam! Jam këtu dhe nuk jam askund, Jam kudo ku koha mpikset, ku fryma humbet dhe ku gjaku nuk guxon të rrjedhë. Zogjtë e mi të dashur ngrihen fluturimthi: një korb në secilën skutë, një sy në çdo shëmbëlityrë. Jam ajo e errëta që bie mbi hijen e çdonjërit, kur mendon se është vetëm. Jam fryma që lag pasqyrën, edhe kur askush nuk ka hyrë në dhomë. Dora ime, tani, është mbi pulsin e kësaj nate.....
Mendoj. Për të gjithë. Për kë kujton se është duke më kapur. Për kë beson se kontrollon natën në emër të ligjit. Për kë çalon nëpër korridoret e nëndheshme të frikës së vet, duke dëgjuar hapa që nuk i përkasin.
Por sidomos mendoj për kë nuk e di me siguri nëse do të më falë ndonjëherë për gjithçka që i bëra... apo për gjithçka që i lashë pa bërë.
Por akoma edhe më shumë, mendoj për kë nuk do të largohet gjallë nga kjo histori.
Kush do të vdesë i pari sonte?
Lini një Përgjigje