Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

26 Shtator 2025, 12:40Kulturë TEMA

Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen

Në Londër, pranë reflektorëve të ndezur të London Fashion Week SS 2026, supermodeli Elton Ilirjani u shndërrua në një prej figurave më të komentuara të javës. Të ecësh në disa pasarela ikonike brenda një sezoni është privilegj për modelët më të famshëm në botë, por Ilirjani e ka kthtyer në manifest.

Në kuadër të Global Fashion Collective Showcase, ai hapi sfilatën për WIJNRUIT, një koleksion që luante mes strukturës arkitektonike dhe siluetave fluide. Prania e tij magnetike e bëri pistën të dukej si një hapësirë e krijuar enkas për të.

Në një tjetër moment kulmor, Ilirjani u bë pjesë e konceptit “RESISTANT: THE OPPOSITE BREAK AWSS2”, i prezantuar nga Poet Lab, ku moda u shfaq si një gjuhë rezistence, ndërthurje e estetikës së ashpër me poezi vizuale. Supermodeli solli mbi pistë një energji që përkonte me narrativën e fuqisë dhe thyerjes së kufijve.

Së fundi, brenda Vivz World Fashion Week – London Edition, ai u shfaq për markën Satomi el Beso, duke dhënë jetë një koleksioni me frymë ekzotike, ku dramatizmi i formave bashkëjetonte me romantizmin e nuancave të buta.

Ky sezon londinez nuk ishte vetëm një tjetër shfaqje në kalendarin e Ilirjanit, por një provë se si ai vazhdon të tejkalojë përmasat e një modeli tradicional, duke u shndërruar në simbol të lirisë, inkluzivitetit dhe artit të gjallë mbi pasarelë.

2 Komente

  1. P
    Poose Mariii

    Alvanos

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taku

      Une nuk kam urrejtje per homoseksualet, njerez jane le te jetojne te qete. Po ky Elton Iliriani eshte nje gore, qe ngacmonte cunat me zor. Kush ka punuar me kete ta deshmon. Desh e kane rrahur disa here hahahahaha. Si ajo barcaleta: jo bir ti nuk je gay, ti je bythqir lulishtesh

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje