Nga Jose Saramago
Fjalët nuk janë të pafajshme. Ato mund të jenë kalimtare dhe të shpejta si era, por lënë gjurmët e një stuhie. Mund të ndërtojnë ose shkatërrojnë një iluzion brenda sekondës. Mund të na nxitin apo të na frenojnë. Mund të na gëzojnë apo të na trishtojnë. Mund të na lartësojnë por edhe mund të na poshtërojnë. Ndonjëherë një fjalë nuk ka rëndësinë e një tjetre, pavarësisht se fjalori na thotë se ato janë sinonime.
Fjalët mund të keqpërdoren dhe mund të jenë mashtruese, në vend që të shprehin kuptimin e vërtetë të tyre. Me përdorimin e gabuar të tij, ligjërimi mund të kryejë krim kundër së vërtetës, duke manipuluar fjalët, duke i detyruar ato të shkojnë përtej idesë që nënkuptojnë.
Fjalët nuk janë dekorime, ato materializojnë të menduarit tonë. Shkrimtari polak, Kapuscinski, ka thënë: «Fillimi i luftërave nuk shënohet nga gjuajtja e parë me armë zjarri, por nga shkëmbimi i fjalëve. Gjuha e urrejtjes vjen para bombave».
Fjalët nuk janë as të pafajshme e as të pandëshkueshme, prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm me to, sepse, nëse nuk i respektojmë, as ato nuk na respektojnë. Fjalët nuk janë një gjë inerte, të cilat mund t’i lëshojmë pa kujdes. Së pari, duhet t’i mendosh dhe t’ia thuash vetes, me vetëdije të plotë. Nuk duhet t’i nxjerrim nga goja, pa i kaluar në mendje. Fjala shërben jo vetëm për të komunikuar.
Në shqip:Bajram Karabolli
Po mire o gazetar , nuk shkruan dot nje ose dy fjale per Jose Saramago qe eshte shkrimtar portugez kaq shkruaj, qe lexuesi ta dij cile po lexon
Une mendoj, qe problemi i manupilimit te fjaleve ne bisede, te keqperdorimit, te keqinterpretimit dhe natyrisht, ajo qe thote autori si fillimi i nje lufte, nuk vjen nga ata individe qe e perdorin fjalen per te justifikuar ofensen ne inteligjencen e tyre si pasoje e nderrimit te kuptimit nga sinonime ne antonime. Problemi vjen nga ata individe qe nuk e gjejne kurre fjalen duhur, ne momentin e duhur dhe ne kohen e duhur...