Spaçi si hapësirë dhune dhe kujtese, aktivitet në Muzeun Etnografik Kavajë

25 Shtator 2025, 17:39Kulturë TEMA
Spaçi si hapësirë dhune dhe kujtese, aktivitet në Muzeun

 Në Muzeun Etnografik të Kavajës, u zhvillua aktiviteti “Shpirtërim”, me mbështetjen e EU4Culture, shkruan atsh.

Përmes rrëfimeve historike dhe letrare, u diskutua rreth kampit famëkeq të Spaçit, ku të ftuara ishin dy nga autoret e librit “TERRENE – Tetë vështrime mbi Spaçin”, Anna Shkreli dhe Ledi Shamku. Autoret trajtuan çështje që lidhen me kujtesën, të kaluarën dhe mënyrat se si e përballojmë atë sot.

Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi mes pjesëmarrësve. Ndërkohë të tjerë autorë të librit “Terrene”, do të diskutojnë sot rreth tij, në mjediset e Qendrës “Sotir Kolea”, mbi Spaçin, si hapësirë e dhunës e kujtesës.

Në takim do të jenë të pranishëm Antonela Pepkolaj, Artan Puto, Sokol Çunga dhe Anna Shkreli.

“Shpirtërim” është financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. 

Lini një Përgjigje