Juria për titullin “Poeti Laureat” e kryesuar nga poeti dhe përkthyesi Primo Shllaku dhe me anëtarë: profesor Ymer Çirakun, poetin dhe gazetarin Aleksandër Çipa, poeten Majlinda Rama dhe skenaristin e poetin Koloreto Cukali përzgjodhi sot 10 kandidatët për titullin “Poet Laureat” për dyvjeçarin 2025-2027.
Kandidatët:
Mimoza Ahmeti
Rita Petro
Natasha Lako
Ilirian Zhupa
Sadik Bejko
Ervin Hatibi
Ledia Dushi
Bujar Xhaferri
Gentian Çoçoli
Anton Papleka
Vlerat e poezisë së mirë dhe pastërtia e figurës do jenë dy parimet mbi të cilat komisioni do të gjykojë për 10 kandidatët, për Poetin e tretë Laureat shqiptar.
“Poeti Laureat” do të shërbejë jo vetëm si promotor i poezisë si zhanër letrar, por edhe si urë lidhëse e letërsisë me gjeneratat e reja. A.K./TemA