Jetëndërrimi i Apostullit dhe Ungjillorit Joan/ Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë uron Fortlumturinë e Tij Joan (FOTOT)

26 Shtator 2025, 15:31Kulturë TEMA
Jetëndërrimi i Apostullit dhe Ungjillorit Joan/ Patriarku i

Ditën e sotme, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë kremtoi me solemnitet Jetëndërrimin e Apostullit dhe Ungjillorit Joan.

"Festa e Emrit të Kryepiskopit Joan në Ditën e Jetëndërrimit të Shën Joan Teologut
26 Shtator – Një Ditë e Bekuar dhe e Gëzuar për të gjithë Kishën tonë
Në këtë mëngjes Shtatori, kur rrezet e diellit përshkonin kupolën e Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, u kremtua me solemnitet dhe gëzim të thellë dita e emrit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij Imzot Joanit, në të kremten e Jetëndërrimit të Shën Joan Teologut.

Kisha katedrale "Ngjallja e Krishtit" ishte mbushur plot me besimtarë. Të gjithë Hierarkët e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Mitropoliti i Fierit Hirësi Nikolla, Mitropoliti i Elbasanit Hirësi Andoni, Mitropoliti i Gjirokastrës Hirësi Nathanaili, Mitropoliti i Beratit Hirësi Asti si edhe Mitropoliti i zgjedhur i Korçës Hirësi Anastasi, ishin të pranishëm, të bashkuar në një frymë dashurie vëllazërore dhe nderimi për Fortlumturinë e Tij, i cili me përkushtim, besim, dashuri dhe urtësi po udhëheq Kishën tonë të Shenjtë në këto kohëra ringritjeje shpirtërore.

Nga të gjitha Mitropolitë e vendit kishin ardhur besimtarë të të gjitha moshave, për të marrë pjesë në këtë ditë të shenjtë.

Pas Liturgjisë Hyjnore, nuk munguan urimet e përzemërta dhe fjalët e ngrohta që shprehën mirënjohje për shërbimin fisnik dhe plot përkushtim dhe dashuri të Kryepiskopit Joan.
Një pritje solemne u zhvillua më pas në Sallën e Pritjeve të Qendrës Sinodike, pranë kompleksit të Katedrales "Ngjallja e Krishtit", ku u mblodhën Hierarkë, Klerikë, Përfaqësues të jetës publike, miq e bashkëpunëtorë të afërt të Kishës.

Në çdo shikim, në çdo përqafim, bekim dhe urim, ndjehej fryma e një dashurie që nuk zbehet, një mirënjohje që nuk harrohet, dhe një besim i palëkundur në udhëheqjen hyjnore që Fryma e Shenjtë i ka besuar Kryepiskopit tonë Imzot Joanit. Emri i tij, i lidhur ngushtë me emrin e Shën Joanit – Apostullit të dashurisë dhe Ungjillorit të dritës – është një bekim për Kishën tonë, e cila, nën drejtimin shpirtëror të Tij, vijon të ndriçojë në paqe dhe dashuri ungjillore.
Gëzuar ditën e Emrit, Fortlumturi!

Vite të gjata dhe të bekuara në krye të Kishës sonë!
MEDIA NGJALLJA 26 SHTATOR 2026" - shkruan Kisha.

Ky kremtim përkon me ditën e emrit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit.

Fortlumturia e Tij, Joani, dha mesazhin për besimtarët orthodhkosë. Kryepiskopi Joan u shpreh se dashuria e vërtetë është të mos e lësh tjetrin të bjerë në greminë.

Më tej, Fortlumturia e Tij tha se edhe shenjtorët e mëdhenj i qortonin të tjerët që të ktheheshin në rrugën e drejtë. Kryepsikopi u shpreh se Zoti na qorton sepse na do dhe na thotë që duhet të duam dhe armiqtë.

Shenjti tha: doni njëri-tjetrin dhe është mjaft. Dashuria është shtrembëruar pak, duke përkëdhelur i çojmë në gabim.

Dashuria e vërtetë është të flasësh e mos ta lësh të bjerë në greminë. S’ka dashuri më të madhe se Perëndia. Shenjtorët e mëdhenj i qortonin të tjerët që të ktheheshin në rrugën e drejtë.

Sot duhet të meditojmë rreth dashurisë që ka Zoti për ne. Na qorton sepse na do. I mençuri e kupton se ti e ke qortuar sepse e do. Mëria e shkatërron njeriun. Duhet t’i duam të gjithë njerëzit. Zoti na thotë që duhet të duam dhe armiqtë”, u shpreh Fortlumturia e Tij.

LETËR URIMI E FORTLUMTURISË SË TIJ, PATRIARKUT TË MOSKËS, KIRILIT, ME RASTIN E FESTËS SË EMRIT TË KRYEPISKOPIT JOAN

Fortlumturisë së Tij, Joanit

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë

Vëlla i dashur më Zotin dhe bashkëmeshtar në altarin e Tij të Shenjtë,

Ju lutem të pranoni urimet e mia të përzemërta në ditën e emrit tuaj - kur përkujtojmë Apostullin dhe Ungjillorin e shenjtë Joan Theologun, mikun e vërtetë dhe fort të dashur të Krishtit (nga Vargëzimet e shenjtorit).

Duke gjetur forcë nga ndërmjetimet e shenjtorit tuaj mbrojtës dhe me përpjekjen për t’u mbështetur për të gjitha te Perëndia, ngrini kryqin e rëndë të shërbimit si primat, me përulësi e dashuri, në shërbimin priftëror të ungjillit të Zotit (Rom. 15:16) në tokën e bekuar të Shqipërisë.

Perëndia i shumëmëshirshëm ju dhëntë paqe dhe shëndet, ripërtërittë fuqitë tuaja trupore e shpirtërore, dhe ju dhëntë ndihmë të bollshme në punët tuaja baritore.

Me dashuri vëllazërore në Krishtin,

Patriark i Moskës dhe i Gjithë Rusisë

7 Komente

  1. p
    pirro

    Urimet me te mira Kryepeshkopit Joan. Le te beje nje Kishe shqiptare dhe le te nderoje edhe te 5 kryepeshkopet e viteve 1922-1967 me ne Krye Fan Nolin, te cilet KOASH i ka harruar.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nardi.l

      Ne shqip quhet Krypeshkop jo kryepiskop. Ne shqip quhet kisha Ortodokse dhe jo kisha orthodhokse.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lloji

        Mos je ven re, eshte menyra e vetme te duket si i ditur gazetari….

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sunitet nuk behen njerez.... lloji i kafshes!

          Lloji i karit....sakt/orthos thuhet orthodhox

          Përgjigjjuni
      2. G
        Gjithmone i pa lodhur ne punen tuaj te shenjte

        Jete te gjate, te lumtur dhe produktive, kryepeshkopit tone Joan, ne sherbim te humanizmit, me te larte njerzor, qe rrjedh, nga filozofia e kishes ortodokse, qe ka ne themelet e saj patriotizmin shqiptar, qe ka luftuar ne shekuj, me pushke e pene per memedhene.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rroftë ateizmi

          Këto lajmet për fenë, qoftë ajo e krishterë apo muhamedane, ma shpifin.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

            Arapi mou sunit or shiit, kristian kurresesi....Perendia na rujt nga te tredhurit/atheos.... imagjinoni nje pako pa emer,pa mumer,pa identity ne nje raft supermarket!!!Mund te jet nje kuti me mut a bombe. Nje njeri atheos/i tredhur mund te jete nje i cmendur a UFO!!! Ti,ne cilin variant je!? Normalisht ti si nje korrak sunit or shiit,te vjen turp per identity tend muslimon (ku normal qe nuk perben mekat edhe i tille) zgjodhe....bastadhon,pra....atheos!!! Te pakten keshtu hiqesh, sa je gjalle se kur te shkosh ke mali do te marresh nje karro dhe me nje gjysme hene te koka..... hahahaha, allah uakbar!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje