LIBRI I DITËS: "Roman Natyral"- Georgi Gospodinov trajton një histori të dhimbshme me ironi dhe guxim letrar

17 Korrik 2025, 14:02Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Roman Natyral"- Georgi Gospodinov trajton

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Shtëpia Botuese: Papirus

Një roman i pazakontë i drejtpërdrejtë, tronditës, ironik.

Pas një ndarjeje të dhimbshme dhe lajmit se gruaja e tij pret një fëmijë nga një tjetër, një burrë përpiqet të rindërtojë jetën -dhe veten përmes shkrimit. Por si mund të tregohet një histori personale, kur ajo vetë është e patregueshme?

Roman natyral është një rrëfim i çuditshëm dhe i çiltër, ku bashkëjetojnë dashuria, braktisja, humori absurd dhe kujtimet më intime. Një burrë që bëhet endacak për të shkruar për një endacak. Një botë e parë nga sytë e mizave. Një histori tualetesh që bëhen vende lirie në diktaturë.

Një roman që sfidon rregullat e rrëfimit dhe na kujton se bukuria qëndron te dyshimi.

Autori shkruan: "Do të doja që të thuhej: Ky roman është i bukur sepse është i thurur me dyshime."

Një nga romanet më të veçantë dhe më të guximshëm të letërsisë bullgare bashkëkohore.

Lini një Përgjigje