Mero Baze vjen si poet këtë herë. Libri titullohet “Shi me baltë”. Kjo nuk ka asgjë të keqe. Biles është një ngjarje për letërsinë shqipe! Pse? Sepse ja ul statusin hyjnor të poezisë që kishte mbërritur majat. Poezia, për lexuesin shqipfolës, pra, ishte domen vetëm i perëndive, duhej të kishe prekjen e muzës, duhej të ishe biri i zotit.
Libri i Mero Bazes na dha një mësim të mirë të gjithëve. Na tregoi se letërsia dhe poezia nuk është domen i askujt dhe, aq më pak, pronë private e askujt. Disa njerëz të tillë që përpiqen ta thonë këtë, ose ta kamuflojnë të paktën, e kanë jo vetëm gabim por janë të ligj dhe shtiracakë. Gati kriptofashistë.
E njëjta klimë demonizimi mbizotëronte dhe në regjimin komunist. E mo, kush është ky? E mo u bë byça e ktij të shkruajë! Lëre më pastaj të shkruajë poezi. Poet ishte vetëm Migjeni! Me vendim partie dhe jo vetëm, me vendim të plenumit të 4,5 e me rradhë. Të të gjithë bythecave të ngrirë në formalinë pa pikë ndjeshmërie. Xhelatëve të një populli. Realizmi socialist ishte dogma. Nuk mund të shkruaje nëse partia nuk kishte vend për ty në byronë e saj. Mund të bëhesh daktilografist po, ose daktilografist i pushtetit, pra, ideolog, poet jo. Se poetët ishin me kuotë.
E them shpesh, unë personalisht dhe inkurajoj edhe miqtë e mi të shkruajnë, se do lexohen, edhe kur të lexohen bota do jetë më e mirë.
Bota është më e mirë prej librit të Mero Bazes! Sepse ka më pak kronikë të zezës, më shumë komunikim, më shumë fjalë dhe më pak heshtje. Më pak vetmi.
Sa herë e lexoj Mero Bazen në editorialet e tij përpiqem të imagjinoj procesin e tij të të shkruarit. Përpiqem dhe imagjinoj sikur shkrimi i tij i jep një kafe virtuale të gjithë atyre miqve të tij që nuk mund të ishte me to atë ditë, të gjithë miqve që ka humbur prej shamatave politike, të gjithë miqve të cilët janë jashtë Shqipërisë, të gjithë miqve që janë afër pushtetit dhe po përpiqen të bëjnë diçka për këtë vend që zoti vetë e tha me gojë që quhet Shqipëri.
Përpiqem të mësoj të shkruaj si ai. Përpiqem të mësoj të informoj dhe të shpjegoj. Përpiqem të kem një botëkuptim të gjërave që i flet dhe njeriut të thjeshtë. Jo rastësisht Gazeta “TemA” është gazeta më e lexuar në Shqipëri, jo thjesht se ka kryeredaktor model.
Gazeta “TemA” ka diçka për të thënë, gazeta “TemA” flet përçon një mesazh. Ai mesazh është që dogmatizmi nuk kalon. Nuk ecën dhuna.
Mero Baze është publicist dhe gazetar po kjo në asnjë mënyrë nuk e pengon të jetë dhe poet i mirë. Poema e tij për mikun Arben Runa e thotë më së miri. Edhe poema për Sokol Olldashin. Tallu edhe nga varri i thotë Sokol Olldashit, e kemi frikë të tallurën tënde.
Të kthehemi pak në temë. Poetët nuk bien nga qielli, por poetët e hekurosur që mendojnë se vetëm ato mund të shkruajnë poezi janë të shpifur. Ato që mendojnë se poezia është dhunti dhe jo punë, jo lexim e kanë gabim.
Ka pasur filozofë me talentin e gjuhës që nuk kanë ditur të shkruajnë poezi, Heidegger është një nga ato, Nietzsche një tjetër. Por kjo nuk do të thotë gjë.
Mero e ka dhuntinë e gjuhës, di dhe ta bëjë gjuhën cool, di dhe ti flasë lexuesit, pikërisht sepse kupton mirë që ajo që thotë është ajo që ai do donte të dëgjonte.
Mero nuk shkruan paçavure dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ai nuk bëhet asnjëherë patetik. Në këtë xhunglën tonë mediatike ku sharlatanët e kanë mbytur zërin e vërtetë të njerëzve duke i kthyer ato në zombi pa mendim, dikush që mendon dhe lexon për to është shumë i nevojshëm. Jemi me fat që kemi një gazetar si Mero.
Për tu kthyer te poezia. Ajo nuk është shumë e vështirë, ruan një ritëm dhe një rimë të caktuar, pothuaj shkollore. Në asnjë moment nuk bëhet e mërzitshme, Nëse do gjeja një fjalë me të cilën ta përshkruaja dhe nëse do më thonin përshkruaje vetëm me një fjalë, do thoja « simpatike ».
Pra miqësore.
E prekshme.
Njerëzore.
Mero është një poet humanist, nëse duam të shtojmë fjalë për një tjetër poet si Preç Zogaj kur shpjegon se cilës shkollë i përket Mero.
Mero është një poet i pragut të shtëpisë. Është një poet i natyrës dhe njeriut, por jo i lopës dhe leshit të dhenve. Mos ti ngatërrojmë gjërat. Ai e kupton mirë njeriun dhe përpiqet të ngrejë në përmendore atributet e tij më të mira.
Në këtë libër, “Shi me baltë”, Mero Baze është përpjekur dhe ja ka dalë me sukses të na sjellë kujtesën, në formën e saj më të qashtër. Kujtesën e prehrit të gjyshes, por edhe kujtesën e miqve, por edhe kujtesën e atdheut. Por edhe kujtesën e Vlorës, jugut të pazbuluar.
Prandaj dhe lexuesit, pas gjithë kësaj sa thashë, duhet të kujtohen të marrin librin dhe ta lexojnë me laps në dorë, sepse kanë ç’të mësojnë, po të jenë të vëmendshëm ! Me ca gështenja të pjekura dhe një gotë verë.
Z.Baze pa diskutim eshte gazetari me i mire ne shqiperi,gjithmone lexoj Tema ,editorialin e Temes dhe Antena
Te qifja mu në TemA dhe Mero gelbazen o Gjeli i Baldushkut dhe ty Burhan ne birecte bithes!
Une jam lexues I rregullt I Rubrikes Kultura, te Gazetes Tema! Aty shkruan pothuajse cdo dite nje person me emrin Adri Kalaja! Holumtova per moshen dhe formimin e tij, origjinen etj, dhe konkludoj qe: Adri eshte nje Analist dhe Studiues me mjaft kulture dhe dije! Eshte sfidues I moshes qe ka, me substances e asaj qe shkruan! Ja kam ndjekur te gjitha shkrimet e tij! Mund te them edhe takimet me Z Ardian Vehbiu etj personalitete! Une mendoj dhe sugjeroj, se te rinj kaq te kompletuar dhe mendjendritur, jane nje aset me vlera per Shqiperine! Nga analiza e sotme e librit te Z Baze, do ta lexoj edhe vepren e fundit te Z Mero Baze! Komplimente per Z Kalaja dhe suksese te metejshme me shkrime dhe analiza, ne fushen e Artit, Kultures, Politikes, Sportit etj!
Qenke rrote manxhuku me gjithe kete Kalane nje personazh i stisur nga Mero çorrapja