FOTO nga mbrëmja e promovimit të librit "Shi me baltë".

12 Nëntor 2024, 11:12Kulturë TEMA
FOTO nga mbrëmja e promovimit të librit "Shi me baltë".

Ditën e djeshme, me datë 11 Nëntor u promovua në sallën “Balsha” të Tirana International Hotel libri i Mero Bazes “Shi me baltë”.
Ky libër, ndryshe nga herët e tjera vjen me poezi të mbledhura në vite. Libri botohet nga UET Press dhe vjen me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës.
Të pranishëm në promovim ishin figura të njohura të gazetarisë dhe politikës. Nuk mungoi kryebashkiaku Veliaj dhe kryeparlamentarja Spiropali.
Por edhe figura të letërsisë e gazetarisë si Rudina Xhunga apo shkrimtarë si Rudolf Marku e Preç Zogaj. I pranishëm ishte dhe botuesi i UET Henri Çili.
Ndër ato që mbajtën fjalime ishte dhe autori i parathënies së librit Ilirian Zhupa, Ilir Yzeiri dhe Preç Zogaj dhe vetë njeriu i mbrëmjes, Mero Baze.
Baze në fjalimin e tij theksoi edhe njëherë rëndësinë e tejskajshme që duhet të ketë kultura me letërsinë dhe sesi shumë shkrimtarë të mëdhenj e kanë filluar nga gazetaria por përmendi se edhe ato që nuk kanë bërë gazetari kanë mbetur shkrimtarë mediokër.
Ai tha se me sfidat e sotme që i vijnë gazetarisë nga inteligjenca artificiale dhe informacioni në masë, gazetarët po lexojnë pak dhe duhen ruajtur dhe inkurajuar ato që merren dhe me letërsi, si kritikë letrarë.
Mbrëmja dhe koktejli ishin përndryshëm të qetë dhe të hareshëm.
A.K./TemA

5 Komente

  1. u
    uuuu

    Pse eshte kaqe i shemtar ky?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatmira

      Kepucar, rri te kepucet; gazetar rri tek artikujt.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Humoristi

        Besej qe trimi i xha Sulos,Zija Cela,qe nuk ka snje liber qe mbahet mend,me bashkepuntoret e tij,qe marrin cmime Kadere nga katundari i labinot siperm,e ja pelqyer shum,shume!?

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mromje Karikaturash e Sharlatanesh

          kto surrate jan kujdes kto 34-vjet ,me degradu gjithcka ne shqipni

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vas Construction

            Dikur lëpirësa të Saliut sot të Ramës, Preçi i maskuar kurse Mero hapur me Ramen aq sa gazetën e ka bërë organ partie

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje