FOTO + VIDEO/ “Shi me Baltë” – Promovohet vëllimi poetik i Mero Bazes

12 Nëntor 2024, 11:50Kulturë TEMA
FOTO + VIDEO/ “Shi me Baltë” – Promovohet vëllimi

Këtë të hënë, në ambientet e Hotel Tirana International, u mbajt ceremonia e promovimit të vëllimit me poezi “Shi me Baltë,” shkruar nga publicisti dhe autori i njohur Mero Baze.

Libri, i cili përmbledh poezitë e krijuara në të gjitha etapat e jetës së tij, është një reflektim mbi përvojat personale dhe momentet që kanë lënë gjurmë të thella tek autori. Edhe pse i njohur më së pari si gazetar dhe publicist , Baze rrëfen se lidhja e tij me poezinë është e vjetër, duke kujtuar se emri i tij është shfaqur për herë të parë në shtyp përmes një poezie, duke e ndjerë këtë gjini si një shprehje autentike të ndjenjave dhe përjetimeve të tij më të thella.

Ceremonia e promovimit mblodhi poetë, shkrimtarë, publicistë, gazetarë dhe shumë figura të njohura të kulturës shqiptare, duke e bërë këtë event një festë të veçantë për letërsinë shqipe. Për të gjithë të interesuarit, libri “Shi me Baltë” tashmë është i disponueshëm në libraritë kryesore dhe pritet të prezantohet gjithashtu në Panairin e Librit në Tiranë.

Lini një Përgjigje