Nga Preç Zogaj
Pata rastin ta lexoj para se të shkonte në shtyp ketë vëllim me poezi dhe ta shijoje si një prurje cilësore të një shkolle poetike që më ka qenë bërë e dashur që në moshë të re kur me poetin dhe mikun tim Ilirian Zhupa shkëmbenim si “kredeciale” poetike poezitë e “markës” së dy lumenjve, të Vjosës ai dhe të Drinit unë, duke përfshire në këtë shkëmbim jo vetëm poezitë tona, po edhe të poetëve të tjerë të trevave përkatëse. Për rrjedhim duke dhënë e marrë nga njëri tjetri, aq sa Ilriani të ndihej edhe i shkollë se Lezhës, unë edhe i Tepelenës.
Fjala “ shkollë” permendet këtu për të adreuar një vendodhje, një mënyre të shkruari , por siç e thotë Borhes “ vargu i mirë e humbet shkollën”. Nga kjo pikpamje, në pjesën më të madhe të poezive, vëllimi “Shi me baltë” i Mero Mazes, një titull poetik domethënës, sintetizues i një epoke, i përket mbi të gjtiha e parasëgjithash shkollës së poezisë.
Poezitë e këtij vëllimi e meritojnë leximin , e shperblejnë kohën që u jepet, e kënaqin shijen me stofin estetik, me figuracionin e pasur, me gjetjet e shpeshta, shpeshhere e befasuese, me tastieren e pasur të ndjesive te holla në lidhje të ngushtë me përjetimet jetësore të autorit. Tematika dhe menyra e trajtimit të tyre të kujton një thënie të poetit ameirkan R. Prost, sipas te cillit poezia në thelbin e vet është një mënyre për të mbajtur mend ato sende , ngjarje, imazhe dhe tinguj , harresa e të cilave do të na varfëronte pa masë. Thënie së ciles i përgjigjet pohimi i Ilirianit në parathënien e bukur për “ Shi me baltë”, kur nënvizon se poezia, kjo gjë “e vogël” dhe naïve, e brishta, e buta, e lehta, kur është e njëmendtë si në këtë libër, na çon të prekim e të ndjejmë thelbin e qënies njerëzore.
Falë leximeve, i çliruar nga padurimi i një poeti që lufton me kohën për afirmim, autori Mero Baze ka krijuar një rregjistër dhe filter esetik që seleksionon e lë menjane gjithë çfarë mund të ishte banale.
Duke shkuar larg në publicistikë, autori -poet, në ketë pikpjekje, i kthen si borxh poezisë nga është nisur mençurinë e kalitur në arënë. Ai shkruan me një zemër inteligjente , sipas shprehjes se njohur të eseistitt ë shquar franko-gjerman Alen Finkielkraut.
Nëse dikush në këtë sallë na njeh si poetë Rudolf Markun, Ilirian Zhupën dhe mua, kam kënaqësinë që edhe në ermin e tyre ti them Meros “Mirëse erdhe në klub”.
Këto ishin thjeshtë "disa fjalë" dhe jo një "fjalë promovuese". Në diskutimet në studiot televizive Preçi është ku e ku larg me Preçin poet apo kritik letrar. Në raste të tilla lexuesit i paraqitet shkurt diçka nga brendia me qëllim që ai të bindet se përse duhet ta lexojë ai këtë libër, flitet sidomos rreth vlerave artistike, pasi askush nuk shkon në bibliotekë të marrë libra sipas tematikës, por sipas cilësisë artiistike. "- Asnjë fjalë nuk kuptova Nga këng' e vendit të parë," "- S'kemi ardhur të dëgjojmë, Kemi ardhur për të parë!"