Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema mori pjesë sot në prezantimin në Kryeministri të librit “Lidership”, nga Henry Kisinger që vjen në shqip përmes një botimi të veçantë, me parathënie të shkruar nga kryeministri Edi Rama.
“Edhe unë besoj që ky libër është një lloj testamenti i Henri Kisinger dhe që, jo vetëm për profilet që ai ravijëzon në këtë libër duke përcaktuar me eksperiencën e 6 personaliteteve të mëdha të 900-ës. Pra duke nxjerrë atë domethënie, kuptim të thellë dhe të plotë të ushtrimit të lidershipit, por edhe duke dalluar njërin nga tjetri, në kuptimin që hidhet dritë mbi atë që është virtyti karakteristik i secilit prej këtyre liderëve”, tha D’Alema.
Duke folur për arsyet e krizës së një lidershipi sot në botën perëndimore, D’Alema tha se, Kisinger ishte i nxitur nga një realizëm shumë i madh politik dhe i shtyrë nga një aftësi për të dialoguar me të gjithë ata që ishin të ndryshëm nga ai dhe kjo duhet të shërbejë si mësim edhe për liderët e sotëm.
D’Alema tha se kishte pasur 3 raste për ta takuar Henry Kisinger-in.
D’Alema po ashtu duke folur për librin tha se, Kissinger denoncon në libër rrezikun që një politikë fuqie e çiftuar me një revolucion teknologjik të jashtëzakonshëm që shumëfishon të gjitha këto mundësi mund të na shpjerë drejt riskut të një konflikti që në fakt askush nuk e do.
“Mendoj që ky është një mesazh shumë i madh. I gjithë libri është i jashtëzakonshëm, por këto faqe të fundit janë mesazh shumë i fuqishëm aktualiteti së bashku me temën tjetër të marrëdhënies mes politikës dhe inovacionit teknologjik”, tha D’Alema.
/atsh/
Ky d'Alema eshte njejti qe ishte ne te njejtin vend me Kim Jon Un, Putinin dhe ca te tjere si keta para disa ditesh? I njejti qe ka qene nen hetim per korrupsion nderkombetar ne rrethana renduese? Shume mire, e gjen shoku shokun.