Lugina e Drinit dhe Bushati në fokus të kërkimeve arkeologjike gjatë vitit 2026

20 Shkurt 2026, 19:01Kulturë TEMA
Lugina e Drinit dhe Bushati në fokus të kërkimeve arkeologjike

Gërmimet arkeologjike që prej disa vitesh po zhvillohen në Luginën e Drinit dhe në zonën e Bushatit, në rajonin e Shkodrës, do të vijojnë edhe gjatë vitit 2026.

Dy projektet, të monitoruara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore dhe të realizuara me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, synojnë dokumentimin e strukturave të hershme urbane dhe elementeve të organizimit të jetës qytetare në veriun e vendit.

Zbulimet e deritanishme në Luginën e Drinit kanë nxjerrë në dritë të dhëna me rëndësi të veçantë mbi mënyrën e organizimit të hapësirës urbane të qytetit mesjetar të Sardës.

Në sezonin e ri të kërkimeve, që pritet të rinisin në pranverë, arkeologët do të fokusohen në rrënojat e disa manastireve dhe kishave, që datohen mes shekujve XIII dhe XIV, me synimin për të thelluar studimin mbi jetën fetare dhe shoqërore të kohës.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje