"Mine Peza në ballë të demonstratës", piktura e censuruar e Lec Shkrelit
Shumë nga pikturat e Lec Shkrelit u bënë pjesë e institucioneve dhe janë vjedhur ose kanë humbur gjatë viteve. Tablotë “të thonë” se duhet shumë kohë të qëndrosh përballë tyre, duke bërë një dialog të ngrohtë.
Dhe nuk mund të ikësh nga studio pa zbuluar gjëra të reja: siç është një pikturë e panjohur e gruas heroinë, Mine Peza, të cilën komisioni i censurës së kohës nuk ia lejoi Lec Shkrelit ta ekspozonte, derisa nën mbikëqyrje të tij skicoi variantin tjetër të njohur për të gjithë: Mine Peza në ballë të demonstratës.
“Më thanë se heroina nuk duhej të ishte e vdekur”,- ka rrëfyer Lec Shkreli, i cili pikturonte gjatë regjimit figurat e heronjve.
Lec Shkreli është ndër të paktët që mendojnë se tematika apo shtrëngesa ideologjike ndikojnë në cilësinë e artit.
"Për sa iu përket personazheve, unë në kohën e komunizmit, kam qenë i porositur që të punoja me figurat e heronjve. Në atë kohë ashtu punohej me tematika, por interpretimi i figurave të heronjve m’u vu si detyrë mua" ka pranuar piktori i cili mbart mbi supe një histori mbi 50 vjeçare.
Piktura e Lec Shkrelit mbetet e vlerësuar madje shumica e tyre kanë qenë edhe në tekste shkollash, në pulla të postës.
Lini një Përgjigje