VIDEO: 20 Shkurti i vitit 1991, vendosja e pluralizmit

20 Shkurt 2026, 12:20Kulturë TEMA
VIDEO: 20 Shkurti i vitit 1991, vendosja e pluralizmit

Ngjarjet e 20 shkurtit 1991 mbeten pikë referimi në proceset transformuese të Shqipërisë. Ato shënojnë kalimin drejt një regjimi të ri politik.

Gjithçka nisi më 18 shkurt 1991, me grevën e urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës, të cilët kërkonin heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga institucioni i tyre.

Kjo lëvizje gjeti mbështetje të gjerë qytetare, e cila kulmoi me rrëzimin e monumentit të ish-udhëheqësit të regjimit komunist në sheshin “Skënderbej”, më 20 shkurt 1991.

Kjo ngjarje zë vend të rëndësishëm në historiografinë shqiptare, e dokumentuar tashmë përmes dëshmive materiale.

Si pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar ruhet kavoja që shërbeu për tërheqjen e shtatores, si dhe kamera me të cilën gazetarët Daniel Damon dhe Azis Gjergji fiksuan momentet historike të viteve 1990-1991 në Shqipëri, midis të cilave edhe rënien e monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë.

Përmes këtyre objekteve dokumentohet kalimi drejt pluralizmit, dëshmi materiale që tregojnë kthesën politike dhe mbylljen e kapitullit komunist në vend. A.K./TemA

4 Komente

  1. k
    k

    Pērulje dhe mirēnjohje rinisē sē perparuar tē Tiranēs qē me forzēn e revoltēs dhe indinjatēn ndaj terrorit te diktaturēs komuniste me non gratēn nē krye, kēputi zinxhirēt e frikēs ne formē simbolike. Mashtrime qē do dēgjohen sot nga maskarejtē dhe degjeneratat hajdutē tē vertetēs historike dhe te korruptuarit arriviste , janē devianca si çdo gjē ne vendin e zvetnuar dhe degraduar.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po prap

      Rrezuam apo u shemb vet pasë rënjës së murit të Berlinit, një rregjim terroristi, por prap së prap klyshet e tyrë e sundonë Shqiprinë, tashë e 35 vite rresht. Të gjith janë lindor-islamo-komunista, përjashto Pandoli Makon.

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jeniceri

      Per ata qe fluturojne me endrren e ndryshimit demokratike . Ishte dite shiu pranveror dhe te gjithe mendonin se erdhi pranvera shqiptare . Kudo diskutohej me pasjon, se mbasi rrezuam bustin e diktatorit Hoxha , populli shqiptare do jetoje ne paqee lumturi si gjithe vendet Evropjane . E duam Shqiperine si gjithe Evropa ishte zllogani i politikanve shqiptare . Te zbritur nga avjonet, shqiptaret e persekutuar nga komunizmi i Hoxhes ,ulurinin ne sheshet, ku Pd organizonte mitingje me parullat ne duar ,nga ku lexoje :Te gjithe koministet ne litar.Entusjazmi ishte i latre ne popull . Ne fytyrat e krerve drejtues te partive politike shkelqente parajsa e munguar per te marr drejtimin e shtetit te ri . Nga sot e tutje do hame me luge te florinjta . Frymezimin e kesaj dite te vecante, te jeten time, ma nderpren brohoritjet e zhurma e njerzve te mbledhure ne bulevardin kryesor . Dola ne dritare per nje moment e shtanga me mendimin . A te shkoje e ti bashkohem kesaj atmosfere festive! Era e ndryshimit me rrembeu dhe shpejt e shpejt u vesha dhe dola nga shtepija . Babaj i ulur me te motren ,duke pire kafen e mbasdites ,me drejtohet . Ku shkon. Po dal te marr pak ajer te paster.Do marresh ajere apo do ulurish dhe ti si ata te mitingjeve .Jo ja ktheva .Do perjetoje keto momente te vecanta, qe do te ndryshojne rrjedhen e jetes tone . Shko me thot babai te degjosh se si do te te varin babajne ne litar . U ktheva tere inat e i thash . Ti nuk je nga ata komunistat qe varen ne litar. Ne litar te shkojne ata qe i kane shkatuar popullit gjak e fatkeqsi .Me keto mendje shko. I njeh mire ti se ke perfaqsojne keta sot qe drejtojne keto levizje. Shko por mos u rrembe nga entusjazmi i ndryshimit . Ne ate rremuje mund te kete dhe perplasje fizike e te shtena armesh . Nuk parashikohen se cfare urdhrash japin kur turmat rrebelohen . Boll i dhame ketij vendi deshmor e sakrifica qe kastat te bejne jeten e tyre lluksoze . Zbrita shkallet dhe po qendroja para pallatit . Zhurmat dhe broherritjet shtoheshin sa nuk po kuptohej se cfare po ndodhte . I mbeshtetur tek muri i pallatit sillja neper mendje ngjarjet e kohve te fundit ku Ramiz Aliaj diskutonte per pluralizmin e ndryshimin e sistemit . Te mos nxitohemi .Populli yne nuk e ka kulturen e nevojshme te kuptoje demokracine e pluralizmin politike . Do kemi pasoja te renda e vellavrasje midis popullit . Nuk vazhdova perpara por u ktheva ne shtepi . Kur hyra te dy me pane ne sy dhe nuk folen .Shkova ne dhomen e gjumit e u shtriva tek krevati ku pa flinte djali .Ai me ndjeu e me tha . U rrezua busti ? Besoj se po . Po ti nga e di qe do rrezohet busti . Ne shkolle keto degjoje . Bile me thane qe te merrja pjese e te ndiqja nga afer momentin e rrezimit . Kush te tha . E o ba ,mu kthye djali . Ata te bllokut . Te bllokut ,te bllokut..... Marr nga fletorja e shenime 23 prill 1991 Tirane .

      Përgjigjjuni
      1. O
        O popull dele...

        Lek ! Per fat te keq kto fragmente historike qe pershkruan dhe jan sim bpli i nje regjimi qe provoi nje popull aq i vogel qe nxori nga "mitra" e tij nje diktator me permasa gjigande qe sundoi per gjysem shekulli kte popull nden egersin e papar e te pameshirshme ,te cilen familja juaj provoi,nje regjim qe ndertoi ne menyr te shkelqyer percarjen deri brenda ne familje ,nden kontrollin dhe drejtimin famekeq te "luftes klasave "nden mbikqyrjen e sigurimit te shtetit te shtrir deri ne djepin e te porsa lindurve qe i ktheu shqipetaret ne ushtar besnik me dhe padashje te asaj figure qe pati "forcen" ta rezoj " ashtu te derdhur ne bronx per te ruajtur sot per kujtim muzeumi "kavot e terheqjes" !!!! Ajo statuj per se gjalli ndertoi vepra te pa para ,ku ne cdo "qoshe" te Shqiperis ndihej "dora" tjeter ,ajo e ndertimit,arsimit dhe punes se pa lodhur te shqiptareve te varfer per te ren ne dor te KRIMINELIT ,ANTISHQIPTARIT, dhe organizatorit te katastrofes e ksaj pune gjigande qe po te mos hidhej ne er te 97 tes ,sot shqiptaret do jetonin te tjera dit !Fatkeqesia me e madhe se kelyshet e ketij busti te madh qe filloi me kucedren e Vicidolit ,sot e te pasoj me HAJDUTIN e papar deri ne krim te PALLOSHIT 2 metrosh dhe gjith elites drejtuse qe "pushtoi drejtimin e Kombit Shqiptar Kto dy figura te zeza ortak Rama Berisha qe i falin pushtetin njeri tjetrit dhe po perpiqen te kthejn ket popull ne ditet e haruara me perpjekjen te kthejn edhe ligjet ne favor te tyre ,esht reziku i madh qe na pret

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje