PIKTURA E DITËS nga Mapo: “Në bjeshkë”, si u zhvendos vepra e vitit 1966 e Kel Kodhelit në hollin e ministrisë sonë të Jashtme  

19 Shkurt 2026, 14:24Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS nga Mapo: “Në bjeshkë”, si u zhvendos

Piktura e vitit 1966, e realizuar nga Kel Kodheli, gjendet në hollin e ministrisë sonë të Jashtme – përzgjedhur sot nga MAPO -  IN MEMORIEM për piktorin e mirënjohur

Burime pranë familjes Kodheli zbulojnë për Mapo se “piktura sot ndodhet në zyrën e ministrit të Jashtëm, e vendosur në atë zyrë në vitet kur në qeverisje ishte për herë të dytë Partia Demokratike.

Piktura e famshme ka qëndruar për shumë vite në hollin e hotel Dajtit.

Pasi hotel Dajti iu shit Bankës së Shqipërisë, një nga ministrat e Jashtëm të PD-së në atë kohë, e mori dhe e vendosi në zyrën e tij ku piktura qëndron ende sot e kësaj dite.   

Më 18 shkurt 2006, 20 vite më parë Kel Kodheli u nda nga jeta, ndërsa vepra që la pas bën ende jehonë kudo, siç është edhe kjo vepër artistike e realizuar prej tij gjatë viteve të regjimit komunist.

Në bjeshkë ku burrë e një grua lëvrojnë arën me parmendë, është një nga veprat më të spikatura dhe më të vlerësuara të Kel Kodhelit.      

Kel Kodheli është po ashtu autori i pikturave të tjera të njohura si “Vallja e shpatave” ,”Shote Galica”, “Bajram Curri”, “Dropullitja”, “Skënderbeu”. “Lahutari”, “Portret shkodraneje”, shumë nga të cilat gjenden në Galerinë e Arteve .

Në vitet e fundit të jetës Kel Kodheli është marrë edhe me pikturë moderne.

Ai lindi më 24 dhjetor 1918 në fshatin Kodhel të Lezhës. Kur kishte 6 vjeç, familja e tij vendoset në Tiranë. Pas kryerjes së shkollës fillore në vitin 1933, Kel Kodheli vazhdoj shkollimin e mesëm teknike ku edhe ndoqi kurset e vizatimit nën drejtimin e Odhise Paskalit e të Lasgush Poradecit, prej nga ku nisi karriera e tij e spikatur në pikturë.

Më 24 dhjetor 2003, Presidenti i asaj kohe Aleksandër Moisiu, i dorëzoi Kel Kodhelit çmimin e “Piktorit të Merituar”.

1 Komente

  1. J
    Juve

    Më në fund kujtojme gjëra që duhet te kujtojme.nuk jam ndonjë njohës i artit dhe emigran thuajse që adoleshent po kjo pikturë nuk e di se pse më ngacmoi mbasi u bëra kurioz dhe e pash tani në internet.e bukur dhe plotësisht shqiptare .shumë e bukur pa kopjuar gjëra që nuk kemi qenë që na duket sikur na bëjnë më të rendesishem

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje