Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) ka hapur thirrjen e parë për grante për “Ngjarje Kulturore dhe Krijuese 2025: Festivale, Evente dhe Panaire që pasurojnë Kalendarin Kulturor”.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit thirrja është hapur për projekte që që synojnë: Fuqizimin e rolit të skenës së pavarur; Rritjen e cilësisë së krijimtarisë artistike; Promovimin dhe mbështetjen e talenteve të reja; Rrjetëzimin e produktit kulturor shqiptar në tregun e industrisë kreative.
Thirrja “Ngjarje Kulturore dhe Krijuese: Festivale, Evente dhe Panaire që pasurojnë Kalendarin Kulturor 2025” ndahet në tri kategori kryesore, sipas karakteristikave dhe impaktit të organizimit të eventit. Për çdo kategori aplikohen fonde të ndryshme financimi.
“Kategoria I: Ngjarje kulturore të mëdha dhe të qëndrueshme. Evente me impakt kombëtar e ndërkombëtar që promovojnë turizmin kulturor dhe traditën.
Fondi: 2 000 000 – 2 500 000 lekë
Afati: 7 shkurt 2025, ora 14:00
Kush mund të aplikojë: OJF
Kategoria II: Ngjarje kulturore që ndihmojnë në zhvillimin e artit lokal. Evente me ndikim të rëndësishëm për komunitetet lokale.
Fondi: 1 000 ,000 – 2 000 000 lekë
Afati: 7 shkurt 2025, ora 14:00
Kush mund të aplikojë: OJF
Kategoria III: Aktivitete kulturore për komunitetin. Evente të vogla që pasurojnë jetën kulturore të një qyteti ose komuniteti të caktuar.
Fondi: 500 000 – 1 000 000 lekë
Afati: 7 shkurt 2025, ora 14:00
MEK bën të ditur se organizatat kulturore që operojnë në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore mund të aplikojnë te një nga tri kategoritë (I. Ngjarje kulturore të mëdha dhe të qëndrueshme, II. Ngjarje kulturore që ndihmojnë në zhvillimin e artit lokal, III. Aktivitete kulturore për komunitetin) duke konsideruar kriteret që duhet të plotësohen sipas kategorisë.
Ndërsa individët dhe personat fizik, mund të aplikojnë vetëm në kategorinë III “Aktivitete kulturore për komunitetin”, të cilat konsiderohen si aktivitete më të vogla, të realizueshme nga individë.
Si të aplikoni: Dorëzoni aplikimet në: Adresën: Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë; Elektronikisht: [email protected]; Afati për dorëzim: 7 Shkurt 2025, ora 14:00.
Lini një Përgjigje