Milan Sufflay, kroati që “luftoi” deri në vdekje për albanologjinë

12 Nëntor 2024, 21:21Kulturë TEMA
Milan Sufflay, kroati që “luftoi” deri në vdekje për

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët kujtoi sot me rastin e 145-vjetorit të lindjes historianin dhe politikanin e madh kroat, njërin prej themeluesve të albanologjisë, Milan Šufflay.

Lindi më 9 nëntor 1879, në Lepogllav të Kroacisë. Qe ndër themeluesit e albanologjisë si dhe autor i të parit roman fantashkencor në letërsinë kroate. Ka botuar disa libra mbi botën arbërore, ku ka trajtuar mbi baza objektive dhe referenca dokumentesh figurën e Skënderbeut. Disa nga librat e tij kryesorë janë: “Kufijtë e Shqipërisë në Mesjetë”, “Shqipëria Mesjetare”, Biologjia e Fiseve të Popullit Shqiptar” etj.

Edhe vepra tjetër letrare që shkroi, “Kostandin Balsha” është ndër romanet e para historike me tematikë shqiptare. Interesimin e Shuflajt për shqiptarët dhe Shqipërinë e ndeshim që në fillim të karrierës së tij shkencore, kur, duke hulumtuar e mbledhur dokumenta nëpër arkivat e Dalmacisë, për “Codex diplomaticus” të Tadija Smiçiklasit, zbulon materiale burimore shumë interesante, të pabotuara, që i takonin mesjetës shqiptare. Kjo periudhë, në atë kohë ishte e pahulumtuar fare dhe zgjon interes të jashtëzakonshëm tek studiuesi i ri, interesim ky që e preokupon aq shumë, sa bëhet qëllimi kryesor i veprimtarisë shkencore për gjithë jetën e tij dhe u bë arsyeja e vdekjes së tij.

Ai u përndoq nga Mbretëria Jugosllave, më 19 shkurt 1931 e vrasin në pragun e shtëpisë së tij në Zagreb. Jehona e vrasjes ishte e madhe. Reaguan me shkrimet e tyre “Tribuna” (Romë), “Berliner Tagblat”, “New York Times”, “Frankfurter Zeitung”, “Arbënia”, “Vullneti i Popullit” (Tiranë), etj.

Me një memorandum të veçantë reaguan edhe kolosët e shkencës e të letrave si Albert Einstein, Heinrich Mann, dr. Josef Bajza, dr. Max Hildebert Boehm, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon Kuziela, dr. Martin Spahn, dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Mid’hat Frashëri, Faik Konica, si dhe organizatat “Ligue Internationale des Droits des L’Homme”, “Federation Universitaire Internationale”, etj. A.K./TemA

5 Komente

  1. I
    Illyricum Sacrum

    shpirti ne parajse...ngordhje jashteqitjeve sllave qe e vrane...jashteqitjen serbe qe e kercenuan nese vazhdonte te shkruante Codex Albanicus 1 dhe 2... ngordhje dhe robqirit turkofagus ose detari..moterqiri karakurves se spiropalit

    Përgjigjjuni
    1. f
      fredi

      ...sa pak rreshta te shkrojtur per Heroin..

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        .... dhe dikush don open Balkan ndërsa të tjerët luajnë kozmopolit që është baras me haresën e memories së historisë shqiptare!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni

          Milan Šufflay meriton nje bust/monument ne Tirane, para Institutit te Albanologjise! Loni

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zani

            Ore ti kalemxhiu i Temes: Kaq pak shkruajte ti per kete njeri kaq te madh?, kaq shume e thjeshtove jeten e tij?, kaq e lehte t"u duk pesha e vepres dhe e punes se tij?, kaq pa vlere gjaku i tij i derdhur per Shqiperine?. Megjithate duhet te te falnderojme qe e kujtove dhe na e bere te njohur neve qe nuk jemi te ketij profesioni. Per ato qe ka bere per Shqiperine dhe per shqiptaret ai meriton nje shtatore ne mes te Tiranes sic thote komentatori Loni, nje konferemce shkencore kushtuar jetes dhe aktivitetit te tij, dhe ribotimin ne shqip te gjithe vepres se tij dhe nje vend te merituar ne historine kombit shqiprtar Ate e vrane serbet dhe greket vec e vec ose te dy palet bashke, sepse ai tregoi kufijte natyral te shqiprise ne Mesjete. Na vjen per te vjell kur degjojme historianet tane qe thone se mesjeta e kombit tone eshte e erret, kur ne te vertete u jane errur syte ketyre kukuvajkave, ne rastin me te mire dhe ne rastin me te keq se paguhen ortodoksia greko-serbe qe te mos e ndricojne ate periudhe te historise tone, qe eshte po aq e lavdishme sa edhe periudha e Skenderbeut e mbrapa. Ne ate kohe jane zhvilluar luftra te pergjakshme dhe qe jane fituar nga shqiptaret si ne jug nga tosket dhe ne veri nga Balshajt. Eshte periudha e hershme e mesjetes kur shqiptaret me pushken e tyre bene qe bota t"i njohe me emrin qe kane sote.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje