Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka njoftuar se së shpejti do të nisë restaurimi i Kalasë së Borshit.
Kjo ndërhyrje, deklaroi ministri, do të përmirësojë përvojat e vizitorëve, por duke ruajtur historisë.
Projekti do të financohet nga Banka Botërore dhe do të implementohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me ministrinë që ai drejton dhje Bashkinë e Himarës.
Po ashtu, Gonxhja sqaron se kjo ndërhyrje në Kalanë e Borshit parashikon konservimin dhe stabilizimin e strukturave, restaurimin e xhamisë brenda kalasë dhe krijimin e elementëve të rinj arkitektonikë, monopate, panele interpretuese, platformë vëzhgimi dhe ndriçim artistik.
- RTSH-
Doli prape ky karagjoz, te flase per kulturen, perdhunuar deri ne gjenezen e saj, te ketij vendi: Kalaja e Borshit, qe permbante vlera historike autentike brenda saj, vazhdon dhe gjate 13 vjeteve te sundimit te kesaj amalgame komuniste-islamike, te perdoret si WC si vathe bagetish.