“Çasti i duhur” - Vjollca Zalli: Gjatë luftës së Kosovës punuam 24 orë në Radio Tirana për të gjetur të humburit

24 Tetor 2025, 10:51Kulturë TEMA
“Çasti i duhur” - Vjollca Zalli: Gjatë luftës

Radio Tirana, e njohur si “Akademia” e parë e gjuhës letrare shqipe, ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen, kultivimin dhe përhapjen e vlerave kulturore e kombëtare të popullit shqiptar. Përmes emisioneve informative, njohëse, edukative dhe kulturore, kjo radio është bërë një institucion me rëndësi historike për gjuhën dhe artin shqiptar.

Në arkivin e saj ruhen zëra unikë si fjalimi i Fan Nolit dhe interpretimet e aktorit të madh Aleksandër Moisiu, si dhe regjistrime të artistëve të njohur si Marije Kraja, Tefta Tashko Koço, Merita Sakoli, Lola Gjoka, Dhora Leka, Kadri Roshi, Reshat Arbana e shumë të tjerë, të cilët kanë kaluar në mikrofonin e saj.

E ftuar në emisionin “Çasti i Duhur” në RTSH 1, ish-teknikja e Radio Tiranës, Vjollca Zalli, kujtoi punën e jashtëzakonshme që u bë gjatë luftës së Kosovës.

Ajo theksoi gjithashtu edhe bashkëpunimin e ngushtë me gazetarët e RTK (Radio Televizioni Kosovës).

Në kohën e luftës së Kosovës, tek ne është bërë një punë e jashtëzakonshme, RTK, të gjithë gazetarët e saj u zhvendosën tek ne në radio dhe televizion. Kemi punuar natë ditë për të gjetur të humburit. Punonim 24 orë për të gjetur të humburit”, u shpreh Zalli. - RTSH-

Lini një Përgjigje