PIKTURA E DITËS: “Shi bie në Tiranë” - Vepra më e fundit e mjeshtrit të natyrës, Pashk Përvathi

23 Tetor 2025, 21:35Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: “Shi bie në Tiranë” - Vepra më

Peneli i piktorit të mirënjohur Pashk Përvathi nuk ndalet! Pasi ka eksploruar vende historike dhe piktoreske anembanë Shqipërisë, Pashk Përvathi është ndalur sërish në qendër të Tiranës dhe e ka kapur atë në një ditë me shi.

Piktori i quajtur ithtar i peisazhit vazhdon të kërkojë të bukurën e natyrës shqiptare. Në kërkim të së bukurës, në natyrë, nuk është e thonë të shkosh dhe të eksplorosh botën për ta gjetur.

Mjeshtëria e piktorit të natyrës sjell për publikun një peisazh tjetër nga sheshi “Skënderbej”, në një ditë me shi.

Artisti nuk do të bënte përjashtim nga ata, për të cilët filozofi Gottold Lesingu thoshte se “të gjithë të mëdhenjtë janë modestë”. Dhe me modestinë që e karakterizon, Pashk Pervathi shkëlqen në çdo vepër që realizon, siç është edhe një nga punimet e tij më të fundit, “shi bie në Tiranë”.

Pashk Përvathi ka lindur në Manati të Lezhës, në 27 Shkurt 1958. Që në fëmijëri ai ushqeu pasionin për pikturën. Në karrierën e gjatë mjeshtri i madh është vlerësuar me çmime të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit.

Lini një Përgjigje