'Shuhet' Zhani Petushi – artistja e heshtur që ndriçoi fytyrat e artit shqiptar

24 Tetor 2025, 10:11Kulturë TEMA
'Shuhet' Zhani Petushi – artistja e heshtur që

Ka ndërruar jetë Zhaneta Petushit, grimierja e njohur e ekranit dhe skenës shqiptare, e cila prej vitesh jetonte në SHBA.

Lajmin e hidhur e ka bërë publik shkrimtari dhe regjisori Pëllumb Kulla, i cili me fjalë të ndjera ka kujtuar jetën dhe kontributin e saj në artin shqiptar.

"NA LA ZHANI PETUSHI

Na la e mira Zhani… Na la, e bukura Zhaneta Petushi! Një sëmundje e rëndë dhe e zgjatur nuk u mposht dot as nga spitalet amerikanë dhe mjekët e shquar të Çikagos dhe të Miamit, As edhe nga përkujdesjet ngulmonjëse të Xhorxhit, djalit të saj të shtrenjtë, dhe të njerëzve të saj të dashur, as nga lutjet drejtuar Zotit, prej artistëve të panumërt që ndiqnin luftën e saj drithëronjëse që nga viset arbërore dhe dhe që nga vendet shpërndarë nëpër botë. Për ata që nuk e njohën, këtë artiste fort të shquar. por të pandjerë, duhet të themi se e kanë parë në qindra e qindra portretet e kolegëve aktorë, me të cilët grimjoria duarartë me penelat dhe pasqyrën e saj magjike ndërtonin figurat e paharrueshme të heronjve që mbushnin ekranet televizivë të hapësirave shqiptare. Gishtat e kësaj shërbëtoreje të përkushtuar të bukurisë, shëtitën ëmbël dhe me delikatesë, mbi ballin e Naim Frashërit, Sandër Prosit, Margarita Xhepës, Fatos Selës, Koço Devoles, Serafin Fankut e qindra e qindra të tjerëve. Këtu, ca dhjetra kilometra larg trupit të saj pa jetë, të pikëlluar pa masë, e dijmë që po japim një lajm që do të godasë rëndë botën e artit shqiptar. E hidhur por e nevojshme kjo dije, që po përhapim. Dhe i themi shoqes tonë të rrallë: RRUGË TË MBARË, ZHANI, NËPËR KUJTIMET TONA TË SHTRENJTA! Pëllumb dhe Xhuljeta Kulla" - përfundon postimin e tij në rrjetet sociale Pëllumb Kulla. 

2 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Shume e respektuar. Ndriçonte aktoret dhe vet nuk u shfaq kurre. E pa harruar. Mbreslense. Dhe Pellumb Kulla, kjo kulle e larte e artit shqiptar di te gjendet e te flase me zemer per vlerat kombetare.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Një mik i Zhanetës

      Pikëllim i madh për një grua që ishte e mirë dhe e bukur në shpirt dhe që ofronte mirësi edhe për të tjerët, ndushëllimet më të ndjera për familjen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje