Miss Shqipëria 2025, përfundon faza e parë e turit tradicional

10 Qershor 2025, 11:14Kulturë TEMA
Miss Shqipëria 2025, përfundon faza e parë e turit tradicional

Miss Shqipëria 2025,ka përmbyllur me sukses fazën e parë të turit tradicional të saj, në pjesën juglindore të Shqipërisë, duke filluar me Pogradecin, Korçën e më pas Strugën me pikësynim kryesisht realizimin e klipeve në zonën e Liqenit të Ohrit dhe pjesën turistike të Korçës e zonave rreth saj.

Vizitat në Pogradec u përqendruan kryesisht në zonën e Drilonit e Tushemishtit  për të vijuar me një tur mjaft interesant në qytetin e Strugës ku vajzat realizuan vizita në qytet e qendra historike duke prekur në mënyrë të paevitueshme Liqenin e Ohrit si një nga temat që do shoqërojnë videoklipet e natës finale ku kryefjala do të jetë “Liqen, Lumë, Det”.

Qyteti i Strugës është i privilegjuar që të pres këtë radhë të pres Miss Shqipërinë dhe Organizatorin kryesor Petri Bozo”, u shpreh Fitore Istrefi, Përfaqësuese e Bashkisë Strugë dhe Drejtoreshë e Projekteve Kulturore.

Ndihem shumë mirë dhe nuk e kisha pritur të ishte kaq bukur”, u shpreh një prej vajzave pjesëmarrëse në event.

Turi i Miss Shqipëria 2025 po vazhdon në ditët në vijim drejt Parkut Kombëtarë të Vjosës, duke zbuluar mrekullitë natyrës dhe mikpritjes shqiptare në zonat e Ersekës, Leskovikut, Përmetit e Këlcyrës, deri në finalen e madhe të datës 18 qershor nga Amfiteatri i Liqenit Artificial në Tiranë.

- RTSH

1 Komente

  1. g
    gomisti ke axhensia

    i ka kontrolluar njeri per veze keto pickat ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje