“Mokra n’fest”, Rama: Nxjerr në pah zakonet, kulturën, historinë dhe natyrën e zonës

21 Gusht 2024, 12:19Kulturë TEMA
“Mokra n’fest”, Rama: Nxjerr në pah zakonet,

Pogradeci do të mirëpresë në 23-24 gusht “Mokra n’fest”, një aktivitet që promovon traditat e kulinarinë e zonës.

Kryeministri Edi Rama tha se “Mokra n’Fest vjen në edicionin e V-të të saj në datat 23-24 gusht, në Potkozhan, vendlindjen e vëllezërve Zografi. Një event i kthyer në një traditë tashmë që nxjerr në pah zakonet, kulturën, historinë dhe natyrën e kësaj perle shqiptare, që premton një potencial të lartë turistik në të ardhmen”.

Edhe gjatë këtij edicioni traditat, zakonet, gatimet, sportet, lojërat, koncerti, shëtitjet me kuaj do të jenë pjesë e “Mokra n’fest”, organizuar nga bashkia e Pogradecit.

Zona e Mokrës vlerësohet si një potencial turistik, kulturor dhe historik.

Mokra njihet edhe si kryeqendra e mbretërisë së parë ilire. Dëshmitë historike monumentale tregohen përmes 5 varreve të Selcës në kodrën e quajtur Gradishtë. A.K./TemA

2 Komente

  1. L
    Loni

    Allah, Allah! Sa i mënçëm është ky shoku Edi, me gjenialitetin e tij ai arrin të vërë re atë që askush nuk është në gjëndje t'a zbuloj, si në këtë rast që zbulon vlerat turistike të kësaj krahinë të lashtë e cila ka nxjerrë gjeni të penës e politikës si psh. zotërinjtë Fahri Balliu dhe politikanin e ndritur Salianji.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fejzi Hysenbegasi

      Me sa duket o Lori po kerkon Edi Rama te pajtohet me Fahri Balliun...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje