Muaji i librit, shkrimtarja Rudina Çupi prezanton në Korçë librin “Rrënjët në zemër”

12 Tetor 2025, 16:34Kulturë TEMA
Muaji i librit, shkrimtarja Rudina Çupi prezanton në

Në ambientet e Bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua një aktivitet i veçantë letrar me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të qytetit dhe shkrimtares së njohur të letërsisë për fëmijë, Rudina Çupi.

Gjatë takimit, autorja prezantoi librin e saj më të ri “Rrënjët në zemër”, një vepër që synon të përcjellë trashëgiminë kulturore dhe lidhjen shpirtërore me origjinën te brezat e rinj.

Rudina sot do të vij me një pjesë të rëndësishme, një pjesë që flet për trashëgiminë kulturore. Libri titullohet “Rrënjët në zemër” dhe është një libër që lidh brezat”, u shpreh Jorida Tollkuçi, Drejtore e Bibliotekës “Thimi Mitko” Korçë.

Kjo është një vepër mbarëkombëtare sepse përfshin të gjithë kulturën dhe të gjithë historinë shqiptare të gjitha në një libër”, theksoi shkrimtarja Rudina Çupi.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të tetorit, muajit të librit, ndërsa autorja e librave për fëmijë ndau me fëmijët emocionet dhe frymëzimin që e kanë udhëhequr në krijimtarinë e saj, duke e kthyer takimin në një udhëtim plot dashuri për librin.

- RTSH-

Lini një Përgjigje