Muzetë, festivalet dhe Testamenti i Çarls Dikens-it

20 Shtator 2024, 18:05Kulturë TEMA
Muzetë, festivalet dhe Testamenti i Çarls Dikens-it

Në vitet 1950, filloi një rivlerësim dhe riredaktim thelbësor i veprave të Dikeks-it. Kritikët zbuluan se mjeshtëria e tij më e mirë dhe thellësia më me madhe ishte në romanet e mëvonshme, si: "Vogëlushja Dorrit", Shpresat e mëdha", "Kohëra të vështira".
Dikens-i ishte një autor i preferuar i Roald Dahl-it, autorit më të shitur të librave për fëmijë. Ai do të përfshinte tre nga romanet e Dikens-it në mesin e atyre dhe ai me titullin "Matilda" (1988). Një lexues i zjarrtë i Dikens-it, në vitin 2005, Paul McCartney e quajti "Nikolas Nikelbi", romanin e tij që nuk e lëshonte nga dora. Për Dikens-in, ai thotë: "Më pëlqen bota në të cilën ai (Çarls Dikens-i) më çon. Më pëlqejnë fjalët e tij, më pëlqen gjuha! Shumë nga gjërat e mia janë dikensiane."
MUZETË DHE FESTIVALET
Muzetë dhe festivalet që festojnë jetën dhe veprat e Dikejs-it ekzistojnë në shumë vende, me të cilët Dikens-i ishte i lidhur gjatë udhëtimeve të tij. Po përmendim disa: - Muzeu i Çarls Dikens-it në Londër, shtëpia historike ku shkoi "Oliver Tuist-in", "Klubi Pikuik" dhe "Nikolas Nikelbi". - Muzeu i Vendlindjes, shtëpia ku lindi. - Dorëshkrimet origjinale të shumë prej romaneve të tij, provat e printerëve, botimet e para, ilustrimet nga koleksioni i mikut të Dikens-it, John Forster ruhen në Muzeun "Victoria dhe Albert".
TESTAMENTI
Testamenti i Dikens-it thonte dhe ishte e lënë me shkrim që asnjë memorial të mos ngrihej për nder të tij. Nuk u zbatua ky amanet. Një statujë bronzi me përmasa reale e Dikens-it e titulluar "Dickens and Little Nell" u ngrit në vitin 1890 nga Francis Edwin Elwell. Ajo qëndron monumentale në "Clark Park", në lagjen "Spruce Hill" të Fladelfias (Pensilvani). Një statujë tjetër e Dikens-it, po me përmasa reale ndodhet në "Centennial Park" në Sidnej (Australi). Në vitin 1960 një skulpturë me reliev të Dikens-it, veçanërisht me personazhe nga librat e tij, u porosit nga skulptori Estcourt Y Clack për të zbukuruar ndërtesën e zyrës së ndërtuar në vendin e shtëpisë së tij të mëparshme në 1 Devonshire Terrace (LOndër). Në vitin 2014, një statujë me përmasa reale u ngrit pranë Vendlindjes së tij në Portsmouth, me rastin e 202-vjetorit të lindjes së tij. Statuja ishte iniciativë dhe mbështetje financiare nga stërnipërit e tij: Ian dhe Gerald Dikens.


Shkodër, 20 shtator, 2024 ( Xhahid BUSHATI )

Lini një Përgjigje