Muzeu “Marubi”, destinacion i preferuar për turistët

4 Maj 2025, 19:46Kulturë TEMA
Muzeu “Marubi”, destinacion i preferuar për turistët

Muzeu “Marubi” në Shkodër ka hyrë në listën e vendeve që duhen vizituar për turistët në këtë qytet ndërsa tashmë është edhe pjesë e kujtesës botërore të UNESCO-s.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky muze mbushur me vizitorë.

“Marubi, një destinacion i preferuar për vizitorët tashmë pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar të UNESCOs, Memory of the World!’, shkruan Gonxhja.

Arkiva e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit është shpallur pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar të Kujtesës së Botës nga UNESCO, duke e renditur kështu ndër trashëgimitë më të çmuara të njerëzimit.

Programi “Memory of the World” i UNESCO-s synon të ruajë dhe promovojë dokumentet më të rëndësishme të historisë njerëzore në të gjithë globin. /atsh/

1 Komente

  1. a
    astrit

    Sot date 4 maj e pashe muzeun Marubi. Ja vlente ta vizitohej. Gjithsesi do kisha dashe qe fotografi te viteve te hershme te punes se marubeve te kishte ma shume ne kete etalje. Gjithsesi jemi me fat qe ne Shkoder eshte ruajtur e ka kujdesje per kete pasuri e madhe e historise jo vetem te Shkodres e rrethina por per gjithe Shqiperine. Gonxhja mos na beje politike banale por te beje detyren e ti jape ndihme te gjithfarshme kesaj pasurie kombetare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje