Rama ndan foton me Zyliha Milotin: Shkodra sot ishte 5

4 Maj 2025, 18:09Kulturë TEMA
Rama ndan foton me Zyliha Milotin: Shkodra sot ishte 5

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste  ndodhet sot në Shkodër, ku po zhvillon takime elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një fotografi me pesë gra të këtij qarku, ndër të cilat aktorja e famshme e humorit shkodran Zyliha Miloti.

“Ato ishin 5 dhe Shkodra sot ishte 5”, shkruan Rama.

Gjatë një takimi që zhvilloi sot në Shkodër, kryeministri Rama tha se “Shkodra u mbajt peng mbi 30 vite pas komunizmit dhe sot bufi e nënvlerëson me kandidatë humbës”.

/atsh/

Lini një Përgjigje