Në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD) u mbajt takimi i pestë i ciklit “The Media Project” me të ftuar gazetarin dhe Ekspertin e Komunikimit Rezar Balla. Ky aktivitet vjen si bashkëpunim i COD me Universitetin Europian të Tiranës (UET).
Me një karrierë rreth 20 vite në fushën e medias dhe komunikimit, Rezar Balla, dje pati përballjen e tij me nxënës dhe student që patën mundësinë e një bashkëbisedimi si rrallë herë më parë.
Media, gazetaria, media online dhe ajo sociale, impakti dhe ndikimi në jetën tonë profesionale dhe personale u bënë pjesë e një diskutimi proaktiv ku të rinjtë ngritën pyetje dhe morën përgjigje nga Eksperti i Medias dhe Komunikimit.
Me një eksperiencë në industrinë e PR dhe Komunikimit në fusha të ndryshme nga fushatat zgjedhore, partitë politike, shoqëria civile, projektet dhe agjensitë ndërkombëtare te organizimi i aktiviteve lokale dhe rajonale, biseda me Rezin u orientua dhe tek sfidat e të rinjve në përballje me tregun e punës dhe zbatimin e dijes së përfituar kombinuar me nevojat e tregut dhe sektorit.
“Sfidat janë të shumta po aq dhe vështirësitë, por nëse ndiqni pasionin dhe nuk e kurseni përkushtimin, asgjë nuk është e pamundur”, u shpreh ai përpara nxënësve dhe studenteve të institucioneve arsimore publike dhe private.
Rezar vjen nga një familje me traditë dhe kontribute në industrinë televizive dhe median, babai i tij Lulzim Balla ka qenë përgjegjës kameraman në RTSH për rreth gjysmë shekulli, vëllai i tij është gazetari i mirënjohur Sokol Balla. A.K./TemA
Lini një Përgjigje