FOTO / Javët Kulturore Ndërkombëtare bëjnë bashkë në Tiranë ambasadorët e vendeve evropiane

1 Maj 2024, 22:14Kulturë TEMA

FOTO / Javët Kulturore Ndërkombëtare bëjnë bashkë

Edicioni i 3-të i Javëve Kulturore Ndërkombëtare në Tiranë bëri bashkë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian të akredituar në vendin tonë.
I pranishëm krahas diplomatëve më të rëndësishëm në vendin tonë isshte dhe ambasadori I Ukrainës.
Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin rrugëtimin e tyre në këtë edicion të tretë, plot surpriza dhe energji të reja.
Shqipëria është gati të mikpresë botën duke promovuar kulturën unike të secilit vend dhe duke u përpjekur të krijojë ura lidhëse që përçojnë vlerat dhe traditat më të mira që bota ofron.
“Ne do t’i fillojmë javët e kulturës me atë që është bashkëpunëtori ynë më i madh, adresa jonë, destinancioni ynë, ambicia jonë më e madhe, Javët e Bashkimit Europian. Do të jetë java e parë që do të hapë siparin për gjithë këto aktivitete të jashtëzakonshme që do bëjmë. Pastaj, do të vazhdojë me Javën e Francës, ku do të kemi aktivitete të ndryshme. Ftesa ime është që secili prej jush në vendin e vet të punës, në një shkollë, në një institucion, në një biznes që ka lidhje, ka partneritet me një nga vendet, mund të jetë Japonia, mund të jetë Kosova, mund të jetë Greqia, mund të jetë Izraeli, mund të jetë Katari, të organizojë vetë një mini javë të kulturës. Sepse unë besoj që kultura, arti muzika, teatri i bashkon njerëzit, ndoshta edhe më shumë se politika, ndoshta dhe më shumë se fjalimet e pafundme. Ndaj ju falenderoj të gjithëve nga zemra, i shijoni javët e Kulturës” u shpreh kryebashkiaku gjatë ceremonisë hapëse.
Javët Kulturore Ndërkombëtare janë të hapura për publikun
JKN e shndërron skenën e aktiviteteve kulturore në vend në një arenë ndërkombëtare multikulturore dhe multidisiplinore.

1 Komente

  1. E
    Erdogan

    Arnautia (Vorio Epiri) e Erdoganit po zvogelohet cdo dite. Eshte Emergjente per nje Federate Greko-Shqiptare ne qofte se Nderojme Hustorine dhe Politizmoin (Culture "shqip") tone te perbashket. Ashtu sic kemi qene qe nga koha e Majmunit (Monkey) deri sa na pushtuan Turqit. Genocidi ne Gaza dhe Ukrahina nga Nato kunder popullsive Ruse dhe Palestineze trwgon qe e ardhmja eshte teper e Zymte.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje