"Nëse Zoti nuk ekziston, pse flasin kaq shumë për të? "/ Mimoza Ahmeti rrëfehet

23 Nëntor 2024, 14:23Kulturë TEMA
"Nëse Zoti nuk ekziston, pse flasin kaq shumë për të?

Mimoza Ahmeti, poetja dhe shkrimtarja e njohur ka dhënë një intervistë në RTSH për Inna Kollçakun në "Aromë gruaje" kur ndër të tjera ajo ka folur për besimin e saj.

E pyetur nëse beson në zot, ka thënë:

“Asnjëherë nuk ka mundur askush të më bindë që zoti nuk ekziston. Babai im ishte ateist dhe një nga problemet që kishte me mua ishte ky që, biles, sa njëherë ishte tronditur sepse ai mua vazhdimisht më merrte për shëtitje përdore në rrugët e Krujës.

Më kujtohen ato dritat e dobta por shumë romantike, rrugët e asfaltit e lara me shi dhe ato pellgjet e vogla që me elegancë mund ti kaloje dhe dora e madhe e babit tim edhe dora ime fare e vogël që humbiste, po ai e donte për vdekje miqësinë me mua, nuk e di pse kishte shumë dëshirë të fliste dhe filozofonte, ai kujtonte që gjithë kohën unë e dëgjoja, po unë e dëgjoja po me atë filtrin prej fëmije. Më tregon vetë që i kisha thënë një ditë, se donte të më bënte ateiste, o babi, po nëqoftëse zoti nuk ekziston pse flasin kaq shumë për të?”.

A.K./TemA

11 Komente

  1. k
    kacidhja

    Mimoza PO PERHAP KULTURE DHE SHKENCE

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Këtë pyetje duket qē e ke akoma nē kokē si provë që zoti ekziston. Në fakt për të falsin për të njëjtën arsye që e krijuan: kur e krijuan shkak ishte padija e thellë, sot është simotra e saj: injoranca shumë herë më e thellë se padija.

      Përgjigjjuni
      1. R
        R.S.

        Po çfarë zoti ekziston... Ai është krijuar me lindjen e Krishtit, ndërkohë që nga gërmimet e fundit në fushën e Korçës rezulton jeta që 6 mijëvjeçarit më parë,pra jo se e ka krijuar zo(t)ri .Shkencën shfletoni,artistë,poetë,shkrimtarë ,intelektualë...! Këndojnë hoxhallarët e proftërinj mbi njerëz të sëmurë ,ne apo pa shpërblim, dhe pas dorëheqjes dërgojnë tek shkenca,doktorët!

        Përgjigjjuni
        1. j
          jon

          Padija dhe injoranca jane 2 fjalet kryesore vecanerisht per botkuptimin e shqiptarit mbi mosbesimin ne Zot. Ky ishte I vetemi argument I Enverit dhe PKSH. Asnje ne boten intelektuare apo te civilizuar se perdor kete lloje argumeti. Argumenti qe perdoret sot eshte se nevoja per Zot po zvogelohet me zhvillimet teknologjike, qe ne realitet eshte komplet falloco. Thua ti se Njutoni qe ja dedikoi gravitetin mrekullise se Zotit, Dostojevki ne te gjitha romanet e tij( i permendur ne disa artikuj me posht),ne thelb vuri Zoti, apo Fan Noli yne, jane injorante sipas mentalitetit te shqiptarit ? O Zot kij meshire se s,dine cfare thone.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Eshte nje teme qe lukunia e ateisteve mezi cpret te shpraze ne publik ligesine dhe injorancen. Zoti ka egzistuar,egzizton dhe do te egzistoje ne perjetesi.

            Përgjigjjuni
            1. W
              W

              EKZISTON NUK EKZISTON ZOTI ,ALLAHU ,,TI JE MYSLYMANE ,,DUHET TA RESPEKTOSH BESIMIN QE TE KAN LENE GJYSHERIT ,,,,VETEM KAFSHET NUK KAN ZOT ,,,DHE ATO NJE ZOT I DREJTON ,,PO NUK E DIN ,,

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjergj Fishta i riu

                Kush asht zoti dhe ate e permbush gjuha Shqipe. Astronauti Adam u nis me anijen kozmike nga planeti i tij per ne Toke. Rruge e larget dikur u plak dhe komandoj robotin e tij po te quajtur ADAM. Ndiq trajektoren dhe perpiqu ta arrish. Kuptohet roboti ishte i nje shkalle te larte dhe veç te tjerave ishte i afte te fliste gjuhen e koduar dhe te rriste femije. ADAMI njeri u hodhe ne hapsire qe te lehtesonte energjine e anijes per te arritur Token. Adami rrobot arriti ne Toke, beri matjet dhe pa se ishte nje planet ideal per jetes. Atehere ne anijen kozmike shtypi butonin ne te majt dhe butonin ne te djathte. Priti nente muaj dhe linden 35 vajza ne te majte dhe 35 djeme ne te djathte te inkubatoreve.(gojdhana shqiptare thote se beri 35 vajza nga sqetulla e majte dhe 35 djeme nga sqetulla e djatht dhe martonte te madhin me te voglin qe te ishin sa te mundej te larget ne gjak. Kete e kane edhe sot iliro shqiptare, martesat i bajne te largeta) Filloi veprimet intensive per t'i rritur dhe per t'i ambjentuar dhe me huqet e planetit Toke, qe jo çdo gja ta merrnin te gatshem ne labarator. Ata u rriten dhe çdo dite beheshin me te vetedijshem. Ata e pyesnin çdo dite latinisht se ashtu ishte i koduar: Qui est tu ( kush je ti)? Ai ju pergjigjej latinisht por njera nga fjalet ruhet sot ne gjuhen ilire: Je suis votre Dijë. (Une jame dituria juaj, intelegjenca juaj). Veç nje e kuptoi se çdeshi te thoshte, ai qe ka lene popullin ilir. te tjeret i thonin Notre Dijë(Zoti Jone). Atehere mesusja perendimore(!) i kerkoi shqiptarit mire kete e bere tenden dhe njeriu asht i ardhur ne toke por si ka lindur njeriu i pare dhe atje ku nga ka ardhur? kete pyetje e beri per te matur intelegjencen e shqiptarit qe asht nje njeri qe mbush mire apo matrapaz fjale. Shqiptari tregoi si kane lindur njerzit e pare pa nene dhe baba( e te gjitha gjallesat), dhe nxori detyren shkencore qe ja kishte drejtuar nje instutucioni shkencor, per te bere nje matje te vetise se ujit ne nje pozicion "diktatorial", nxehet apo nuk nxehet? ne raste se nxehet ketu ka lindur jeta. dhe ne rast se nxehet asht turp te dergosh trakor te lerojne e mbjellin, pasi kjo asht nje makine qe munde ta konsumosh materien pa nevojen e fotosintezes. Nxori shqiptari disa grafik teorik dhe gjithe klasa shtangen. E çte thane per gjetjen. Asgja , ma kthyen si te ishte thes çimentoje i zbrazur. E ti heshte i tha mesuesja. Jo i tha shqiptari, une dergova perseri ( me demonstrim praktike, para nji komisioni EOLIENIN ANTITORNADE). Vetem kaq tha mesuesja. Ata dolen 15 shkencetare, sejcili para zyres se vet dhe na dhane doren me perkulje mua dhe gruas qe e kisha marre me vete. E pastaj? Pastaj me lane nje takim tjeter me nje grua qe ishte specialiste e Fushes. ç'te tha. Me tha te duhen 10.000 deri ne 15.000 euro per ta mbrojtur (me dha dy adresat e shtetit ku baheshin matjet, por me keshilloi kujdes se do te te thone e ka ba nje tjeter, por ti te gjesh argumenta dhe t'i kundershtosh. O zoti i madhe i thash por une nuk jame ne gjuhen time te nenes qe te pakten ti telendis moralisht, e ju sduhet te ma thoni kete fjale dekurajuese, e si ti e ke pare te realizuar gjekundi me thuaj, pasi ai ndertohet i larte 500 metra. Jo me tha se kam pare!? Atehere ju duhet te vini avokatja ime; Ajo me tha shko tani se nuk e kuptone teresisht gjuhen e folur tonen. Pauze ( heshtje galaktikash). Me mungonin dhe parat dhe gjuha e persosur per tu mbrojtur ndaj ketyre steroitipeve qe kujtojne se jane qendra e botes. Detyra asht e kyçur per dhjete vjete ne qendren e mbrojtjes se te drejtes se autorit. Gruaja me vdiq pasi me nxiste: dil kerko e realizoje mbrojten. Shume i plakur dhe ne Shqiperi nuk kthehem dote qe te kerkoi doren e saj se me rruajne pa brisk. Atehere le te ngelet shprehja. Na ishte njehere nje shipetare i ditur, por i pa fat. faleminderit

                Përgjigjjuni
                1. j
                  joel shkodra

                  Eshte nje diskutim i kote sepse si besimtari qe nuk mund te provoje ekzistencen e Zotit, po ashtu atesiti nuk mund te provoje mosekzistencen e Zotit. Kjo sepse ketu flasim per diçka qe nuk eshte materiale. Besimi nuk eshte prove e nuk ka nevoje per prova.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sio...

                    Zoti nuk shikohet, ndihet.....

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Real

                      More budallenje, egzistenca e zotit nuk mund te provohet me formula te shkencave te ndryshme . Sa me shume qe din,aq me shume e kupton qe nuk din.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Poseidon

                        NUK VERTETOHET QE KA , POR. DHE QE NUK KA .........LERINI NJERRZIT TE BESOJNE OSE TE BEJNE SI TE DUAN .....E VERTETA ESHTE SE BESIMI DHE MESIMI NGA LIBRAT FETARE ESHTE I MIRE ,PASI TE MESON TE KESHE FRIKE......PROBLEMI ESHTE SE DISA UDHEHEQES FETARE UDHEHEQIN TA ZEME MYSLIMANET KUNDER TE KRISHTEREVE. OSE ANASJELLTAS......POR NUK SHKRUHET ASKUND SE DUHET BERE LUFTE KESHTU........REALISHT LUFTERAT SE PARI MBESHTETEN NE FE,,SHEMBULLI I FUNDIT NE UKRAHINE,,,,,,,KISHA E UKRAHINES KERKON SHKEPUTJE NGA AJO RUSE ,POR KJO E FUNDIT NUK E LEJON(SIC NDODHI DIKUR NE SHQIPERI ME FAN NOLIN QE THEMELOI KISHEN AUTOQEFALE SHQIPETARE). POR KY ESHTE REALITETI ........UNE VETE ?????? ATEIST!!!!!!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje