“Udha”, një dokumentar për arbëreshët

23 Nëntor 2024, 08:17Kulturë TEMA
“Udha”, një dokumentar për arbëreshët

Një udhëtim në Arbëri, është ky dokumetari që sjell traditën arbërore në valle, kostume, gjuhë dhe festa të mbartura në shekuj.  Dhe në zemër të komunave arbërore, ish-futbollisti Lorik Cana dhe gazetari Arbër Agalliu, na zbulojnë atë që është ruajtur me fanatizëm dhe krenari.

Dokumentari i quajtur “Udha” është realizuar në 5 cikle, duke u futur në zemër të jetës së përditshme, ku njerzit flasin arbërishten e lashtë që e kanë përcjellë që nga koha e Skënderbeut, dhe ruajnë po ato festa mbi 500 vjeçare.

“Udha” u prezantua mbrëmë si një përmbledhje e 5 episodeve të radhës, që dëshmojnë traditën dhe kulturën, por që bëhet njëkohësisht një urë lidhëse me tokën amë, për t’i ruajtur e për t’i mbrojtur dhe trashëguar nga të rinjtë.

Lini një Përgjigje