Me librin “Lopa pjell natën”, Pajtim Statovci merr çmimin prestigjioz “Finlandia”

22 Nëntor 2024, 14:23Kulturë TEMA
Me librin “Lopa pjell natën”, Pajtim Statovci merr

Shkrimtari shqiptar Pajtim Statovci është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Finlandia” për romanin “Lopa pjell natën”,

Urime të përzemërta shkrimtarit të talentuar, Pajtim Statovci  për marrjen e Çmimit prestigjioz “Finlandia” për romanin e tij të katërt, ”Lopa pjell natën”!

Ky çmim nderon jo vetëm talentin e tij të jashtëzakonshëm, por edhe trashëgiminë dhe traditat tona që pasqyrohen në veprat e tij. Me një stil të bukur por realist, Statovci ndërthur përvojat e luftës, jetën e refugjatëve dhe historitë tragjike të individëve, duke krijuar një zë të veçantë në letërsinë finlandeze dhe atë ndërkombëtare.

Pajtim Statovci, i lindur në Kosovë dhe rritur në Finlandë, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me romanet e tij, të përkthyera në 17 gjuhë dhe të vlerësuara me çmime të shumta.


Veprat e Statovcit kanë ngjallur interes edhe në botën e teatrit, ku romanet e tij janë dramatizuar dhe vënë në skenë në teatro të njohur finlandezë.

Pajtimi është një krenari kombëtare dhe një frymëzim për të gjithë ne! I urojmë suksese të mëtejshme dhe presim me padurim veprat e tij të ardhshme!

Lini një Përgjigje