E TRISHTË – Ndërron jetë Karlo Radoja, “i fundmi i orkestrinës legjendare” të Kafes së Madhe në Shkodër…

22 Nëntor 2024, 19:34Kulturë TEMA
E TRISHTË – Ndërron jetë Karlo Radoja, “i fundmi i

Një lajm i trishtë është mësuar në orët e para të kësaj të premte. Qytetari i mirë i Shkodrës, muzikanti dhe promovuesi i vlerave më të mira shkodrane, Karlo Radoja, ka ndërruar jetë. Ai jetonte në Itali prej më shumë se 25 viteve por mbajti përherë në zemër Shkodrën e tij.

Karlo Radoja ishte pinjoll i një familje shkodfrane, e cila kaloi një jetë mjaft të vështirë në diktaturë. ajo u persekutua nga regjimi i kohës dhe vetë Karlo, rrëfeu në një libër që publikoi, një pjesë të këtij kalvari.

Ai e nisi karrierën e tij si instrumentist në teatrin “Migjeni” por mbeti në histori edhe si tropmpetisti i orkestrinës fantastike të Kafes së Madhe, bashkë me emra të tjerë të njohur të artit shkodran.

Ai ishte mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, duke promovuar vlerat më të mira të Shkodrës e shkodranëve. Pushofsh në paqe “i fundmi i orkestrinës legjendare të Kafes së Madhe”.

6 Komente

  1. R
    Real

    Ngushellime familjes! Krishti e paste ne Parriz!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje dashamires

      Ngushellime familjes, u prehte ne paqe.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi

        Paste drite

        Përgjigjjuni
        1. O
          O ske vdek po je Kare

          Po cfare persekutimi duke henger e pire Karlo,tel Kafe e madhe,para ne xhep nga dasmat,Pune e rroge,keto Kane bere kokren e qejfit..po Shkodranet ju pelqen te duan Vatikanin me shume se Shqiperine se kujtojne se Jane me te mire se te tjeret …koqelepirjen e italise e Kane traditional

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Po cfare lidhje ka ky lajm me pelqimin e shkodraneve, more maskara, more islamist me bisht, more morr.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vladimir

              E kujtoj Karlon dhe trompen e tij fantastike ne mbremjet e vallezimit ne Institutin Pedagogjik. Krejt studentet paguanin nga 2-3 leke dhe me ato pak qe mblidheshin Karlo dhe shoket e vete asnjehere nuk na thane qe jane pak, nuk mjaftojne, por na gjendeshin ne ato mbremje te mrekullueshme qe me kane mbetur ne mendje. I paharruar Karlo!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje