Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, bëjnë hapjen e ekspozitës “Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë”.
Sipas njoftimit, ekspozita do të hapet në orën 11:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Kadare ndërroi jetë më 1 korrik 2024 në moshën 88-vjeçare.
Ai lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.
Si shkrimtar u shqua kryesisht për prozë, por kontributi i tij u shtri edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.
Në vitin 1996, Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princ i Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015. Viteve të fundit, ai e ndante kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.
Para disa ditesh na thane se dolen ne ‘’drite’’ rreth 40 mije doreshkrime apo ditare te Kadarese qe nga mosha 12 vjece. Sigurisht duket se disa nga keto doreshkrime botohen ne Kosove. Jane shume probleme ketu. 40 mije doreshkrime do duhen 110 vite te shkruhen 1 ne dite duke ditur jeten ‘’aktive’’ te gjeniut. Dikush do thote se ka shkruar me shume se 1 ne dite qe matematikish te pershtaten me llogjiken. Me llogjiken time keto ditare duken si ne Ana Frank. Por pse sna botojne disa nga doreshkrimet e tij me te mira qe pa diskutim duhet te jene prone e lexuesve? Apo s’ekzistoje ? Sigurisht qe s’ekzistojne, sepse po te ekzistonin do te botoheshin. Me 2015 mori cmimin Jeruzalem. Nqs se dikush lexon krateret qe duhet te plotesosh te marresh kete cmim ‘’prestigjoz’’ te cifuteve duhet te ; te jesh i majte, te jesh cifut ose te mbeshtetesh Izraelin. Kadareja eshte i majte, me sakte komunist i hapur. Sa per piken tjeter, pra te mbeshtetesh Izraelin apo te jesh cifut, kete e sqaron faqja e Besianes ku kejo femer eshte me cifute se vete cifutet. E ka kthyer gjithe politiken e jashtme te Shqiperise ne fuksion te Izraelit