“Nga bohemizmi te përjetësia”/ Rama: Këto vepra më kujtojnë periudhën e rinisë, ishin të ndaluara!

1 Qershor 2025, 21:01Kulturë TEMA

“Nga bohemizmi te përjetësia”/ Rama: Këto vepra

Për herë të parë Tirana u bë pritësja e një ekspozite me emrat më të mëdhenj të artit modern si Metzinger, Modigliani dhe Van Dongen.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë si rrallëherë për gazetaren Jetona Koçibellin, në “Exclusive”, foli për artin, pikturat dhe të bukurën.

Rama kujtoi dhe kohën e tij si student në Liceun Artistik, ku tha se veprat në ekspozitë i kujtojnë periudhën e rinisë së hershme.

Këto janë vepra që mua më kujtojnë shumë dhe më bëjnë të afërt periudhën e rinisë së hershme, periudhën e mësimeve në Liceun Artistik. Ishin të ndaluara dhe kur ne e preknim këtë art përmes librave shumë të rrallë që qarkullonin në disa kanale të ngushta dhe spontane. Në këtë sens është shumë për mua kjo ekspozitë”, u shpreh kryeministri.

Teksa u ndal te roli i artisteve gra, kreu i qeverisë u shpreh se ‘ato vite janë të jashtëzakonshme në shumë aspekte’.

Ato vite janë të jashtëzakonshme në shumë aspekte. Çfarë kjo pikturë pasqyron është shëmbëlltyrë e një tërësie moralesh e jetës së përditshme që u vu në pikëpyetje, një nga këto aspekte është ai i një hapi më tutje të grave të cilat ishin muzat e këtyre gjenive të mëdhenj. Kontekstet e muzave ishin të krijimtarisë, u afroheshin mjeshtërve për të treguar punën e tyre dhe kështu me radhë”, tha Rama. 

Koleksioni i rrallë, që erdhi në Qendrën për Hapje dhe Dialog, në bashkëpunim me Fondacionin MTA dhe ambasadën e Izraelit pasqyroi ndërgjegjen kolektive të epokës, stilin e jetës dhe momentin historik, në Evropën Perëndimore dhe Lindore e më gjerë.

Kryeministri Edi Rama tha për Drejtoresheën e Qendrës për Hapje dhe Dialog pranë Agjencisë për Dialog dhe Komunikim Jetona Koçobellin në Exclusive se në COD janë mbledhur së bashku disa xhevahire të një thesari të jashtëzakonshëm.

Rama: Kjo hapësirë mendoj që ka fituar një distancë autonomie nga selia e pushtetit siç e quajnë edhe është konsoliduar si një hapësirë që vërtet është pjesë fizike e godinës së Këshillit të Ministrave por shpirtërisht është një hapësirë që u takon atyre që e vizitojnë, kjo ekspozitë e forcon këtë mesazh dhe e zgjeron besoj spektrin e atyre që do të interesohen më tej për të ndjekur aktivitetin e COD.

Këtu janë mbledhur së bashku disa xhevahire të një thesari të jashtëzakonshëm ai ajo periudhë e kapërcimit të të parit të sipërfaqes së telajos si një territor autonom i pavarur nga territori fizik i realitetit të përditshëm, është patjetër ekspozita më domethënëse nga pikëpamja e vlerave të mbledhura në një hapësirë në raport me historinë e artit botëror, rrit prestigjin e COD, patjetër rrit edhe prestigjin e hapësirës artistike të vendit në përgjithësi.

 

 

Lini një Përgjigje