Ngre siparin konkursi rinor për piano në TKOB

29 Mars 2026, 09:07Kulturë TEMA
Ngre siparin konkursi rinor për piano në TKOB

Në ambientet e hollit koncertor të Teatrit të Operas dhe Baletit ka nisur  për të dytin vit radhazi konkursi rinor pianistik Zhador Shopen për kategorinë ekstra.

Në këtë event marrin pjesë rreth 200 pianistë të vegjël të apasionuar pas muzikës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Për të parë pasionin dhe avancimin tuaj,” tha Zhani Ciko, dirigjent.

Konkursi i cili zgjat dy ditë thekson elegancën dhe teknikën pianistike, dhe mundëson  hapjen e  dyerve  të skenës ndërkombëtare për instrumentistët e rinj shqiptarë dhe nga rajoni.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje