Ray Chen dhe Amsterdam Sinfonietta performojnë në TKOB

28 Mars 2026, 12:00Kulturë TEMA
Ray Chen dhe Amsterdam Sinfonietta performojnë në TKOB

Violinisti i njohur Ray Chen dhe Amsterdam Sinfonietta sollën një mbrëmje të paharrueshme për publikun artdashës në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Koncerti i ofroi publikut një përjetim të veçantë, elegant dhe një energji që vazhdoi të ndihej edhe pas notës së fundit.

Fondacioni Arte që solli koncertin në Tiranë pati mbështetjen e Ambasadës së Holandës në Shqipëri, Ministrisë së Turizmit, Kulturës, dhe Sporteve dhe Bashkisë Tiranë.

Mbrëmja e djeshme ishte një moment që i dha më shumë hapësirë muzikës klasike ndërkombëtare në jetën kulturore të kryeqytetit.

Performanca artistike e Chen dhe Amsterdam Sinfonietta ishte një mundësi e veçantë për të përjetuar muzikën klasike, duke bashkuar artistë të shquar ndërkombëtarë dhe një publik të apasionuar pas artit e muzikës.

Ray Chen është një nga emrat më të njohur të muzikës klasike, të konceptuar nga të rinjtë. Ai është viral në rrjetet sociale, në koncertet në botë, por njëkohësisht edhe një nga violinistët eksperimentale të muzikës klasike.

“Të shpërndash muzikë të mirë duke shfrytëzuar një video të shkurtër apo platformat e ndryshme sociale është një nga mënyrat për ta afruar publikun me muzikën klasike. Unë vërtet e bëj përmes koncerteve kudo në botë, por pse jo edhe në rrjetet sociale. Kjo frymëzon brezat edhe të studiojnë për muzikë”, u shpreh ai në konferencën për mediet një ditë para koncertit. A.K./TemA

Lini një Përgjigje