Koncerti i Laureatëve i Konkursit Ndërkombëtar “Ymer Skënderi”, zhvilloi edicionin e dytë, duke u shndërruar në një festë të vërtetë të talentit dhe profesionalizmit.
Koncerti u zhvillua në skenën e Universitetit të Arteve. Laureatët interpretuan të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, duke ndërtuar një marrëdhënie mes solistit dhe orkestrës.
Në skenë performuan Rafael Gurra në fizarmonikë, Moritz Koçibelli në oboe, Dionis Berisha në kitarë, Tiziana Gaudino në violonçel, Herka Mejdani në piano, Silvana Caka në kanto dhe Joni Theodhor në violinë, të cilët, nën drejtimin e dirigjentit Laert Qazimi, sollën një mbrëmje të mbushur me emocion, elegancë dhe interpretim të rafinuar.
Koncerti u prit me duartrokitje të gjata nga publiku. A.K./TemA
Lini një Përgjigje