Mbreti Zog luajti rol kyç në themelimin e shtetit modern, sipas historianit Bernd Fischer.
“Ai u përball me sfida të panumërta, kishte shumë të meta dhe bëri shumë gabime. Megjithatë, përmes institucioneve që krijoi, hodhi hapat e parë të rëndësishëm në krijimin e shtetit modern”, u shpreh historiani Bernd Fischer.
Në prag të 100-vjetorit të themelimit të monarkisë në Shqipëri, profesori i Historisë në Indiana University dhe një nga studiuesit më të njohur ndërkombëtarë të historisë sonë moderne, sjell për publikun veprën “Mbreti Zog dhe themelet e Shqipërisë moderne”. Studimi ribotohet pas më shumë se tre dekadash me gjetje të reja, falë dokumenteve që Fischer i ka shqyrtuar në arkivat më të mëdha në Europë, me qëllimin për të trajtuar objektivisht figurën e Mbretit Zog.
“Besoj se një pamje më e qartë dhe e paanshme e Zogut është e vonuar. Shpresoj që ribotimi i këtij libri të mund të kontribuojë në fillimin e këtij procesi, të ndikojë në rivlerësimin e kësaj figure qendrore historike”, tha historiani.
Vepra u botua në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, që sheh të nevojshëm rishikimin e ngjarjeve historike dhe përballjen me të shkuarën.
“Fischer me kontributin e tij, ka ndihmuar në bërjen e Shqipërisë. Kjo akademi nuk është për të promovuar librin, ne duam të nxisim një debat për ballafaqimin e shoqërisë shqiptare me të kaluarën. Duam të inkurajojmë shoqërinë shqiptare, jetën akadamikë, profesorë, studiues, të rinj, për t’u ballafaquar me historinë tonë”, u shpreh Albert Rakipi nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.
Ky botim studimor ku përfshihen dhe bisedat që Fischer ka zhvilluar me Mbretëreshën Geraldinë në vitet ‘70, vjen si një kontribut i rëndësishëm në historiografinë e periudhës së monarkisë dhe në vijim. A.K./TemA
Shkruani sa të doni, por shqiptaret i a kanë vënë vulen këtij bastordi injorant i cili u vetcaktua mbret, qe la populkin e tij në mjerim, vodhi thesarin dhe me nje tabor kurvash i shperdoroi duke bredhur boten. Jo vetem iku, por i sabotoi edhe ato pak armatime qe ushtria kish në depo, me qellim qe populki të mos kishte me se të ndalte pushtimin fashist.
Ahmet Zogu ka vetem nje gabim. Ishte i mendimit se shqiptaret nga natyra jane fisnik dhe nuk do ta nisin, pranojne e duan komunizmin. Kjo pikpamje erudite e tij kishte qene krejt e kundert. Mire se komunizmi erdhi me dredhi nga sherbimet sekrete serbo sllave dhe u realizua me diktatin me te dhunshem nga bashkpuntori i tyre sekret, Enver Hoxha por dhe sot ne demokraci bolsheviket shqiptar nuk i largohen asaj murtaje por anderrojne ende se jemi shumice dhe nuk i largohen termit bolshevik, shumice. Atehere Shqiperia mbeti midis Antantes dhe forcave te Boshtit. Keshtu nisi rrugtimi me 1939. Sot ne Bote, Antanta dhe popujt e forcave te Boshtit jane ne sinkronizim kundra diktatures Komuniste qe doli dhe me e forte nga lufta e dyte boterore. Ndaj Mbreti Leka i Dyte, duhet te kthehet natyrshem ne FRON, si pinjolle i mbretit Zog qe vete me Abas Kupin e disa te tjere u rreshtua krahe Antantes kurse pjesa tjeter veproi me maturi, duke eleminuar pikpamjet ekstremiste te fashizmit dhe realizoi Shqiperin me shkolla e funksionim si e plote.
Kush ja kishte thene Zogut qe shqiptaret jane popull fisnik? Ceno Kryeziu, Osman Gazepi apo Cetin Saraci? Me thuaj me ke rri te te them se cili je. Sa per ate kallamin e gjate, qe s’di nga lidhet gomari, te uroj ta marresh per dhender.
Ti ke ikur fare o kasolle ku na mblodhe Ke rrjedhur krejt! nëqoftëse ke qënë ndonjëherê si duhet?! As Leka i dytë dhe as ai i dymbëdhjetë nnuk do të kthehen më në fron.. Se populli shqiptar do republikën dhe nuk ka nevojë pêr mbret.
Nje varg i Hymnit Kombetar thote: “ Prej lufte vec ai largohet qe ka lindur tradhetor”. A e di kete varg Fisheri?! Ky varg e ka damkosur ne jete te jeteve Zogun!
Shqiperia ne ata kohe ishte ende e brisht. Ai si Baba i Kombit 'u thye' (!), iku drejtim Antantes se ashtu ishte me mire, kurse shtetin e la me forcat e Boshtit. Taktike e rralle qe vetem nje njeri si ai qe kishte ngritur shtetin e se drejtes nga mesimet qe i kishte dhene Dajua, Esat Pashe Toptani, nje pragmatist i paarritshem per çeshtjen Shqiptare. Dajua ja kishte lene kufirin ne Selanik se atje luftoi, vulosi e tregoi EUROPES : ne shqiptaret ndahemi me etnite Sllave, Turke e Greke. Kurse shteti i Zogut qe qendroi me boshtin, ju afrua per se dyti me tokat e lirueme, ta beje Shqiperine, sa e mendonte e perpiqej ESATI. çkerkonte Enver Hoxha me komunistet kur edhe Mithat Frasheri i kishte thene: Punet e Shqiperise shkojne vaj por duhet te pregatitemi e t'i mbajme e mbrojme ate qe i arritem permes italianit e gjermanit. Me 1989 Ramiz Alise i asht ba nje pyetje nga nje gazetar i huaj: Ne rast se do ju bashkonte gjermani ( me Kosove, Manastir e Cameri), ju do ta kundershtonit dhe sdo ta pranonit ate bashkim(!). U mblodhe si nje kermille dhe kuptoi humneren ku e kishin hedhur komunistet çeshtjen shqipetare me luften e zeze partizane, duke e vetearrestuar Shqiperine ne kampin komunist te lindjes. Ndaj bashke e me ne krye Mbretin Leka i Dyte, djale shqipetar e nip i anglezeve, amerikaneve dhe i Huniadit( bashkekohes e bashkealeat i ISCANDERBEG), po troket ora te bashkojme tokat e ribejme Shqiperine natyrale. Ahmet Zogu 500 vjete pas ISCANDERBEG bani realitet andrren e Kryeheroit, Mbreterine Shqiptare. Familja mbreterore shqiptare ka punuar dhe merituar plotsisht FRONIN ngado qe ta peshosh. Eh ta kishin serbet nje mbret me kete lidhje gjaku, brenda 24 oreve e kishin kaluar ne FRON duke i puthur kembe e duar e mbuluar me lule. Populli fisnik lind(!) mbretin kurse ai i lumturon popullit te ardhmen. Mbreti LEKA i Dyte, i zgjuar, i pashem dhe sojli si nga dega e babes gjyshit, nenes e gjysheve dhe plotsisht gjak i dubluar e i garantuar ILIR.