Helidon Haliti çeli ekspozitën e vet "Mish dhie"

27 Mars 2026, 11:59Kulturë TEMA
Helidon Haliti çeli ekspozitën e vet "Mish dhie"

 Artisti Helidon Haliti prezantoi ekspozitën e tij vetjake “Mish dhie”.

Ekspozita është një projekt artistik që trajton në mënyrë konceptuale temat e paragjykimit dhe perceptimit në shoqërinë bashkëkohore. Një prej punëve më interesante është dhe instalacioni me imazhe të personazheve nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Përveç figurave familjare ose historike, ekspozita sjell imazhe të personazheve të Hollivudit, politikanë, konspiracionistë shqiptarë, klounë etj.

Ky projekt artistik u realizua me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, Universitetit të Arteve dhe Galerisë FAB, ku punimet janë ekspozuar.

Përmes një qasjeje bashkëkohore vizuale, ekspozita ndërton një narrativë reflektuese mbi raportin mes individit dhe gjykimit kolektiv, duke përdorur elemente simbolike dhe figurative si mjete shprehjeje artistike.

Ekspozita kurohet nga Diella dhe do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 3 prill 2026. A.K./TemA

Lini një Përgjigje