“Ëndërro” fiton çmimin e parë në Festivalin “Akullore Fest”, edicioni i 12-të

28 Mars 2026, 11:14Kulturë TEMA
“Ëndërro” fiton çmimin e parë në

Në Sallën e Koncerteve të Shkollës Artistike “Prenkë Jakova” u zhvillua edicioni i 12-të i festivalit lokal të këngës për fëmijë “Akullore Fest”. Publiku i pranishëm ndoqi me interes 14 këngët konkurruese, të interpretuara nga fëmijët dhe të shoqëruara nga kori, duke krijuar një atmosferë festive dhe emocionuese.

“Asnjë festival nuk i bën dëm qytetit por i bën mirë. Ky festival në 12 vite ka sjellë rreth 160 këngë”, u shpreh Drejtori organizativ, Anton Kaftalli.

Juria e përbërë nga Admir Leka, Lukë Mllugja dhe Manjola Zoga vlerësoi me çmimin e parë këngën “Ëndërro”, interpretuar nga Nergis Fani, me muzikë, tekst dhe orkestrim të Artion Qamilit.

“të vlerësohesh nga juria do të thotë që të vazhdojmë të punojmë dhe për mua është një suport që të punojmë sa më shumë”, tha kompozitori Artion Qamili.

“Akullore Fest” vijon të pasurojë traditën muzikore të qytetit dhe të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për talentet e vegjël. A.K./TemA

Lini një Përgjigje