Gonxhja: numri i vizitorëve në parkun e Butrintit ka pasur rritje prej 147% krahasuar me vitin 2023

28 Mars 2026, 09:05Kulturë TEMA
Gonxhja: numri i vizitorëve në parkun e Butrintit ka pasur rritje prej

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot në një konferencë për mediet se, numri i vizitorëve në parkun e Butrintit ka pasur rritje prej 147% krahasuar me vitin 2023 dhe një rritje të të ardhurave prej 218%.

I pyetur sa i përket shqetësimit të opozitës për parkun e Butrintit dhe resortit që po ndërtohet në Gjirin e Manastirit, se nuk ka asnjë të ri sa i përket qëndrimit të opozitës lidhur me këtë ndërtim.

“Nuk ka një çështje konkrete sot që të lidhet me Ministrinë apo me ndonjë prej procedurave të Ministrisë, apo me zonën e mbrojtur të Butrintit, sepse kjo zonë nuk është në zonën e mbrojtur të Butrintit, është e përjashtuar nga kjo zonë”, tha ministri, teksa shtoi se, nuk e ka ndjekur qëndrimin e Partisë Demokratike.

Gonxhja u ndal edhe për disa lajme në medie të ndryshme lidhur me angazhimet Shqipërisë përpara UNESCO-s dhe në lidhje me gjithë angazhimin institucional për mbrojtjen e pasurive.

“Ne si institucion, vijojmë me përpikëri zbatimin e të gjitha rekomandimeve të KLSH-së. Sepse dhe kjo është thënë në disa prej medieve që sikur nuk kemi zbatuar asnjë prej rekomandimeve dhe jemi në thyerje të rekomandimeve etj. I kemi integruar, madje këto rekomandime në pjesën më qendrore të strategjisë tonë të mbrojtjes së vlerave universale kombëtare”, tha ai.

Ministri shtoi se, në kuadrin ligjor dhe strategjik, gjatë periudhës së fundit 2024-2025, ka pasur një përparim shumë të rëndësishëm në plotësim të kuadrit nënligjor në ligjin për trashëgiminë kulturore dhe muzetë.

Duke folur për progresin në trashëgiminë kulturore dhe UNESCO, Gonxhja tha se, sa i përket ndërhyrjeve konservuese janë realizuar 65% e ndërhyrjeve emergjente në Berat dhe Gjirokastër në vitin 2025.

Po ashtu, ai shtoi se, është realizuar drafti për planin e Menaxhimit të Integruar për Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës.

Sa i përket rajonit të Ohrit po bashkëpunohet me Maqedoninë e Veriut, për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (SEA).

Ndër ndërhyrjet konkrete Gonxhja përmendi restaurimin dhe gërmimet arkeologjike në Kalalanë e Gjirokastrës dhe menaxhimin i Parkut Kombëtar të Butrintit, ku numri i vizitorëve u rrit me 147% dhe të ardhurat me 218%.

Gjatë vitit 2025, u shpallën me sukses disa zona të mbrojtura, përfshirë Ansamblin Arkitektonik Urban të Peshkopisë, Konispolit, qendrën historike të fshatit Rabdisht, si dhe zonat arkeologjike A dhe B të Lezhës dhe Krujës.

Në katërmujorin e parë të vitit 2026 u miratuan vendime për Ansamblin Arkitektonik Urban Lin, pasurinë kulturore të paluajtshme të zonës arkeologjike A të qytetit antik të Bushatit, Ansamblin Arkitektonik Urban Delvinë dhe krijimin e Parkut Arkeologjik Bylis-Klos.

Sa i përket investimeve të Fondacionit të Butrintit, ministri u shpreh se, janë realizuar ndërhyrje të shumta për menaxhimin e sitit dhe përvojën e vizitorëve, përfshirë përmirësimin e sinjalistikës, rehabilitimin e parkingut, biletarisë dhe tualeteve, si dhe zhvillimin e sistemeve të reja interpretative si audioguidat dhe panelet informuese.

Paralelisht, theksoi ai janë ndërmarrë projekte infrastrukturore, si rikonstruksioni i rrjetit elektrik 20 kV, instalimi i hidranteve kundër zjarrit, ndriçimi i parkut dhe ndërtimi i platformave të aksesit.

Në fushën e konservimit, Fondacioni ka hartuar dhe zbatuar projekte për ndërhyrje emergjente në monumente, mirëmbajtjen e rreth 9 monumenteve dhe restaurimin e Kalasë Veneciane, duke avancuar edhe në krijimin e strukturave kërkimore përmes Butrint Research Group. A.K./TemA

4 Komente

  1. Q
    Qafa si e Muho Asllanit !

    Mireqenje do te ishte kure te mos ndegjojme me , qe njerezit e thjeshte nuk mund te kalojne Muajn pa mare Boxh per te mbijetuar...Ky dp te ishte nje Aritje.... Mjafte ti qe po dukesh qe te eshte bere qafa si e Muho Asllanit thonin dikur ! Hja shendet dhe vazhdo e pune , rite mireqenjen e njerezve ne nevoje.... Se Turistet ate pune kan ekalojne kohen hop atje e hop ketu...

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qafa si e Muho Asllanit !

      Mireqenje do te ishte kure te mos ndegjojme me , qe njerezit e thjeshte nuk mund te kalojne Muajn pa mare Boxh per te mbijetuar...Ky dp te ishte nje Aritje.... Mjafte ti qe po dukesh qe te eshte bere qafa si e Muho Asllanit thonin dikur ! Hja shendet dhe vazhdo e pune , rite mireqenjen e njerezve ne nevoje.... Se Turistet ate pune kan ekalojne kohen hop atje e hop ketu...

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qafa si e Muho Asllanit !

        Mireqenje do te ishte kure te mos ndegjojme me , qe njerezit e thjeshte nuk mund te kalojne Muajn pa mare Boxh per te mbijetuar...Ky dp te ishte nje Aritje.... Mjafte ti qe po dukesh qe te eshte bere qafa si e Muho Asllanit thonin dikur ! Hja shendet dhe vazhdo e pune , rite mireqenjen e njerezve ne nevoje.... Se Turistet ate pune kan ekalojne kohen hop atje e hop ketu...

        Përgjigjjuni
        1. t
          troc

          Gonxhe e kalbur,cfare po shohin ,hotelet qe ngrihen brenda parkut apo historine e manipuluar nga bastardet greke qe ua dhate ta "menaxhojne"?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje