Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit njoftoi rikthimin e Panairit të 27-të të Librit, njërës prej ngjarjeve madhore të librit në Shqipëri.
Panairi, i cili nis sot, ashtu si edhe në edicionet e mëparshme, do të zhvillohet në hapësirat e Pallatit të Kongreseve. Motoja e panairit të këtij viti është “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”.
Nën mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kjo festë e librit që çelet nesër, do të vijojë deri më 17 nëntor, për t’u dhënë mundësi lexuesve të njihen me plot botime të reja.
Edicioni i 27-të i panairit përveç titujve të rinj për lexuesit sjell edhe takime me autorë e përkthyes, tryeza diskutimi mbi përkthimin, workshop-e, seminare, etj.
Pjesë e aktiviteteve të panairit do të jetë edhe “Sofaja e Librit”, që mirëpret shkrimtarë të ndryshëm.
Panairi do të finalizohet me ndarjen e çmimeve letrare. A.K./TemA
Dmth ne Panairin e Librit paskan menduar edhe nje aktivitet te quajtur "Sofaja e librit"... Tani me thoni a s'eshte perçudnim ky? Sofa s'eshte as fjale shqip. Te pakten s'eshte bere pjese e shqipes. Kemi fjalen divan ose minder. Po sofaja?
Pordhe me rigon. Eshte koha te ndahet prere letersia qytetare nga ajo shpellare e cila po na kthen me shekuj pas. Duke vazhduar ti mbajme ne nje these, vetem zgjasim agonise, sepse I zihet fryma Kadarese e Agollit, duke u perzier me Elezin e Mustafajn. Letersia eshte vlere shpirterore e jo vlere portofoli.