Matilda Bega, vajza e aktorit të njohur Met Bega, ka reaguar me nota të forta nostalgjie dhe kritike ndaj kinemasë shqiptare të pas viteve 2000. E ftuar në “Top Story”, ajo deklaroi se refuzon të shikojë filmat shqiptarë të sotëm, duke i quajtur të banalizuar dhe të zhveshur nga vlerat që karakterizonin artin para viteve ’90.
“Këta artistë janë të pavdekshëm. Nuk do t’i kthehen më Shqipërisë. Kam shkuar në kinema, kam parë filma shqiptarë… refuzoj t’i shoh, nuk i afrohen absolutisht!” – u shpreh ajo.
Sipas Matilda Begës, banaliteti dhe reklamat e shfrenuara kanë zëvendësuar mjeshtërinë, skenarët e menduar dhe interpretimet autentike të dikurshme. Ajo kujtoi se më parë për një film punonin muaj të tërë, me mbështetje financiare të plotë nga shteti, duke theksuar se humori ishte i pastër, pa fyerje e vulgaritet.
Ajo mbylli intervistën me një mesazh të qartë: “Ata aktorë nuk vijnë më. Ishin njëherë në histori.”
Ashtu eshte moj çupe. Ata aktore ishin aq te mire ose edhe me te mire se aktoret e Hollywood-it.
"Linza"! Vertet qe paske nje ironi per tu "admiruar", por mos harro se te medhenjte e kinemase shqiptare para vitit kobzi 1992, kur ne pushtet erdhen shpellaret, ishin dhe do te ngelen AKTORE TE PA PERSERITSHEM. Ti, si partiak demokratikaso-shpellare i thekur qe je ngaterron "kekun me byrekun", nuk e kupton qe ata ishin tjeshte AKTORE. Sa per ideologjizma te kota, te tepruara, faji ishte i skenaristeve, shkrimtareve qe shkruanin broçkulla te tepruara (here here)
Reagim shumë i drejtë sigurisht që pavarësisht se dhe në atë kohë ka pasur filma të letë por dominonte kinemaja e fuqishme sepse jo vetëm që ka pasur aktorë të mirë por ka pasur regjisorë dhe operatorë të shkëlqyer që kishin studiuar në Bashkimin Sovjetik,Çeki apo Poloni....sot është një trishtim i madh me një krimtari të cekët e banale....kjo nuk do të thotë që nuk ka aktorë të rinj të mirë por ka hallka që e pengojnë.Para viteve 90 kinostudjo suvesjonohej nga shteti dhe përgjegjshmëria ishte shumë e madhe...
E drejte. Sot nuk ka me art, ka burdello dhe folklori madje eshte shkaterruar duke i futur gjera qe nuk kane lidhje me folklorin tone.
Po moj cupe tirone, ke te drejte fale you tube kur kemi nostalgji shoh filma shqiptare, estradat. Dikur ndiqja filma te huaj, I kisha inat shqiptaret, thoja filma komunistesh. Sot them filma mbreslenes per kulturen e rinine e paster kemi jetuar me filmat dhe estradat tona, nuk na ndalte barku duke qesh. Sidomos babai jot Met Bega i madherishmi humorit bashke me Marianen (dikur thoja kush eshte gruaja e metit se vec me marianen dilte apo gruaja e gjate te dy here mat hahaaa...)
Ore ti më ke kopjuar mua apo unë ty?! Komedinë "Prefekti" e kam parë për herë të parë para disa muajsh, se edhe unë kokën te "jugosllavi" dhe te italjoni e kam pasur! Kur pashë tani "Prefektin" me Robert Ndrenikën, thashë: sa gomar paskam qënë që nuk e kisha parë që në vaktin e vet këtë komedi!
Mut ata, mut keta, ata propogand trushplarese, keta bajat pervers. Babai im ishte gjeni thoshte dje ne nje interviste i biri i nje muzikanti te kohes se dulles...zot na ruaj!
Reagim i drejte...
Si i do filmat ti i stresuar , qe makina te kaloje neper shtepi dhe te dale matane dhe perseri te ecij, qofsh ti!!!