Nuk jemi në garë, s’kemi pse i dëshmojmë fqinjëve historinë tonë. Flet studiuesi Ylli Rugova

30 Maj 2024, 15:35Kulturë TEMA
Nuk jemi në garë, s’kemi pse i dëshmojmë fqinjëve

Dje në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv ishte i ftuar Ylli Rugova studiues i Tipografisë dhe alfabeteve të shqipes. Në nisje të emisionit Rugova u pyet nga gazetarja Rudina Xhunga për debatin nëpër televizione mes pseudogjuhëtarëve për lashtësinë e gjuhës shqipe. Studiuesi u shpreh se ideja e historisë është që ta kuptojmë të kaluarën, jo të dëshmojmë diçka. Ne, thotë Rugova, nuk jemi në garë me popujt fqinjë për të dëshmuar kush e ka gjuhën më të lashtë. Në duhet ta kuptojmë historinë, të gjurmojmë dhe studiojmë dokumentet për të njohur të kaluarën tonë, jo për t’ia dëshmuar të tjerëve.

“Është kjo nevoja që të përdoret historia për të dëshmuar diçka. Kur në fakt ne nuk kemi nevoje të dëshmojmë asgjë. Ideja e historisë është që ta kuptojmë të kaluarën, jo të dëshmojmë diçka. A thua ne jemi në garë të vazhdueshme me popujt fqinjë të Ballkanit, domethënë me serbët, grekët, rumunët që do dëshmojmë jo ne e kemi bërë të parët këtë, jo ju e keni bërë më pas. Historia nuk duhet të jetë në këtë mënyrë. Historia është vetëm gjurmim i dokumenteve, dëshmive, burimeve për ta njohur të kaluarën e një rajoni, populli, hapësire. Prandaj ka qenë pak sfiduese edhe titulli i librit tim “Tipografia shqiptare 1555-1912”, sepse nuk kemi dashur të ngarkohemi me këtë elementin e dëshmimit të lashtësisë edhe me vetë idenë se po bëjmë diçka për popullin shqiptar. Natyrisht është me shumë rëndësi që të studiohet albanologjia, por jo me qëllimin e dëshmimit të diçakje, por vetëm të njohjes së të kaluarës sonë.”, tha studiuesi në studion e DritareTV. A.K./TemA

4 Komente

  1. S
    Shmil Gostivari

    Sa mirë ju internacionalistët /kosmopolitët, por e keni gabim. "Rregullat e lojës" së fakteve historike në të mirë të pretendimeve politike nuk i kemi vendosur ne, por të tjerët. E vërtetë që ne nuk shkruajmë për gara, por kur historian shkie, të angazhuar nga shteti i tyre (bëhet fjalë për inteligjenciat shtetërore ) i drejton historianët shkie në p. sh. arkivat e Vatikanit e gjetkë dhe ata në kohën e mikrofilmave, regjistronin dhe flaknin faqe tekstesh të disfavorshme oër ta, me cfarë qëllimi e bënin këtë ! Kur në një mënyrë tjetër, një historian me integritet për një problem historik vie në fakte të reja që zbythin një q/ëndrim "shkencor" histerik, duheshka të heshtë e të mos kundërshtojë gomarllëqet histerike shoveniste. Pas vitit 1981, Demostratat shqiptare - nisja e shembjes së Jugosllavisë. Gazeta franceze, më duket "Le Mond", interviston ministrin e jashtëm të Jugosllavise, një kroat, por cetnik. Nuk kanë asnjë arsye e të drejtë historike shqiptarët të pretendojnë për shtet të tyre...se ATA KANË ARDHUR ATJE në PJESËN e DYTË të shek( !)." Dikush nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ose grupautorësh, i drejtohen për këto pohime gomarie naziste gazetës me një oponencë. Artikulli nuk botohet. Arsyeja si sot dhe si e ytja ose e KOTOLOGëve - na zemërohet Serbia!

    Përgjigjjuni
    1. e
      e verteta

      Pikerisht ide te tilla prej "naivi" e kane rrudhur Shqiperine ne nje pellembe toke sepse gjithmone kemi fjetur dhe jemi zgjuar me urrejtje per njeri-tjeterin dhe jo per "fqinjet tane te mire" qe kane pasur dhe kane gjithmone gati helmin dhe thiken pas shpine.Ti me siguri pretendon te behesh pjese e Akademise se Shkerdhatave (Shkencave me demek) sepse te tilla koqe duan atje.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        Nuk eshte helm te vertetosh te verteten zoti me comentin "e verteta". Termi Greke Istoria per sembull (per esempio) nga perendimi emertohet Historia! Une di qe ne te gjitha Alfa-Betat e tyre Greke te Latinizuara e kane Germen H. Ose Theatro ne Teater. Theo-Llogia qe ne Glosat (Gluhe "shqip") e Perendimit quhet Teology perkthehet behet fjale per Zotin. Theos greqisht do te thote Zoti. Theo-Kratos qe "shqip" do te thote State i bazuar ne "Zot" Teocratic. Sa per fjalet E Vertete per sembull eshte kopje nga latinishtja Vero. Sic jane popull nga popola. Shtet nga State Prift nga Priest. Republike nga Republic Kasolle nga Casa shtepi ital. Docktor nga Doctor Familje nga Family Femer nga Femina Mashkull nga Masculine. Prind nga Parent angl. Etj,ecerera. Sa per Topo-Onomat (Vend Emertimet) e Pashallekut turk te quajture Albania keto jane ndryshuar nga you bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve. Vorio Epiros (Kastrioti ishte Epirote dhe jo Skiptare) eshte Term Historike Greke. Agi Saranda dhe jo Sarande (Dyzete shqip) eshte Greke. Agios Vasilis ne Bregdet ka qene e registrar si Shenvasi!Sot Shen Vasil. Shen eshte kopje (este copy) nga Saint. Katoliket e Papes po denigrojne Jugun dhe jo vetem. Qe nga figura si Tereza. Kur dihet qe Feja e Mallkuar e Krishterimit (dihen krimet e tyre mbi Helenizmin) u nda ne 1054A.D ne Orthodhokse Greke dhe Katolike. Historia para turke eshte Greke ne Vorio Epirin e Pirros dhe Kastriotit. Tempujt e lashte Greke te perendise se Apollonit,te Artemies dhe Afroditis kudo,Theatrot Greke ne te gjithe hapesiren Ballkanike dhe ne Jug te Italise deri ne Persopolis (Iran) tregon qe te ashtuquajturit Skiptare nuk kane lidhje historike me kete Identitet. Per sembull. Perse do ta ndryshonit Karavo-Stasin (Stacion varkash greqisht) ne Karavasta? A nuk eshte kjo nje nga qindra aresyet per te identifikuar nje Ethnos (Etnitet) duke fallsifikuar (fals angl) Historine dhe Identitetin tuaj?

        Përgjigjjuni
        1. J
          Janinë

          “Erdogan” o qelbesire. Kot i jep zor. Je slavoaziatik i ardhur ne shejullin 20. Qe nga Adriatiku e deri ne Egje e tera ishte dhe eshte vetem Arberi. Si te lejojne qe te qelbesh ne mediat shqiptare. Ik andej ne mediat tua slavoaziatike, atje genje se atje eshte gendi i genjeshtrave.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje