Nxënës nga Tepelena dhe Memaliaj në ekspozitën “Qyteti im Evropian”

2 Prill 2023, 11:50Kulturë TEMA

Nxënës nga Tepelena dhe Memaliaj në ekspozitën “Qyteti

Në mjediset e pallatit të kulturës në Tepelenë u hap këtë fundjavë ekspozita e 40 autorëve, titulluar “Qyteti im Evropian”, ku nxënësit paraqitën punime në pikturë (vizatime, grafika, akuerele, punime me bojra etj), mbi atë se si ata e mendojnë dhe e perceptojnë qytetin e tyre ideal.

Në aktivitet ishin veç nxënësve, mësuesve e prindërve edhe përfaqësues të pushtetit vendor, të cilët dëgjuan mendime e propozime nga autorët e punimeve.

Aktiviteti u organizua nga ABC Tirana Club e mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

 

Lini një Përgjigje