Në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit u zhvillua edicioni i tetë i “Skena workshops”. Ky edicion solli në Arkiv të rinj e të reja nga gjimnazet e Tiranës.
Përgjatë vizitës në Arkiv ato u njohën me trashëgiminë kombëtare filmike që përmban Arkivi me të gjithë filmat e tij.
Ata u prezantuan gjithashtu dhe me mënyrat e punës që përdoren në Arkiv për konservimin dhe restaurimin e filmave dhe u fol për kujdesin që i kushtohet ruajtjes së tij.
Nuk është e thënë që shumë apo dhe ndonjë nxënës të ketë dëshirë apo ti jetë ngjallur dëshira për të punuar në fushën e filmit dhe kinematografisë në të ardhmen por më së paku, për shumë prej tyre kjo ishte një ditë ku mësuan diçka e cila nuk ishte normative por gazmore dhe interesante. A.K./TemA
Lini një Përgjigje